AKTUALE

    Bekaj flet për sezonin me Tiranën pas fitimit të titullit kampion

    May 12, 2022

    Strakosha e Reina me “valixhe në duar”, Tare ka gati zëvendësuesit e tyre

    May 12, 2022

    Dëshira e Gjilanit, në Shqipëri japin lajmin e fundit për të ardhmen e Shehit

    May 12, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Rajoni»Goli i tij rrëzoi Skënderbeun nga kategoria, flet ish-lojtari i Prishtinës: Dita më e keqe e karrierës
    Rajoni

    Goli i tij rrëzoi Skënderbeun nga kategoria, flet ish-lojtari i Prishtinës: Dita më e keqe e karrierës

    By G.LMay 10, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Sabien Lilaj, një korçar që shënon penalltinë për Dinamon në minutën e 102-të, rrëzon Skënderbeun nga Superiorja dhe mban gjallë shpresat e Dinamos për mbijetesë.

    Në prononcimin për “Panorama Sport”, Lilaj shprehet se kjo ditë ishte më e keqja e karrierës së tij, si dhe thekson që as fati nuk është me ta, pasi po humbasin shumë raste. Lilaj, goli juaj e rrëzoi përfundimisht nga kategoria edhe nga ana matematikore Skënderbeun.

    A ju erdhi keq që ju regjistruat emrin e golit të Dinamos?

    Dua të them se kjo ka qenë dita më e keqe e karrierës sime. S’e di se kush i tha trajnerit që të ma jepnin mua këtë penallti për ta gjuajtur. Kur je profesionist, nuk ke çfarë të bësh, vetëm se të kryesh detyrën e ekipit me të cilin luan.

    A ju vjen keq për këto dy ekipe, që ndoshta nuk e meritonin, duke zbritur në Kategorinë e Parë?

    Më vjen keq për të dyja ekipet, më vjen keq dhe për veten që arrita ta provoja edhe këtë pjesë të futbollit, por është një detyrim që nuk mund të bësh më shumë. Duhet të ecësh përpara dhe s‘na mbetet gjë tjetër.

    Ku çaloi kjo Dinamo në këtë sezon, thjesht në menaxhimin e skuadrës apo grupi që zgjodhën?

    Të them të drejtën, nuk e di, sepse po ta dinim, do ta ndryshonim me kohë, për të mos i lënë gjërat në fund. Mendoj se Dinamo ka çaluar pothuajse në çdo aspekt, se asgjë nuk ka ecur mirë, siç e shihni edhe fati nuk ka qenë me ne. Kemi pasur dy-tri raste para portës në çdo ndeshje e nuk shënojmë.

    Lilaj, si e mendoni sezonin e ardhshëm?

    Jam duke vuajtur një dëmtim dhe madje do t’i kërkoj leje trajnerit për të pushuar pak e për të rikuperuar dëmtimin. I kam kërkuar trajnerit para dy tri javësh që të largohesha për t’u rikuperuar dhe ai më ka thënë që isha i nevojshëm dhe të rrija pranë ekipit. Kështu që, tani do të shkoj njëherë të rikuperohem e pastaj të shohim.

    Ndonjë ekip i ri që është në mendjen tuaj?

    Nuk mund të them asgjë pasi unë jam nën kontratë me Dinamon për dy vite. Për momentin nuk e di se si do t’i bisedojmë gjërat më pas, por do të shohim.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Bekaj flet për sezonin me Tiranën pas fitimit të titullit kampion

    May 12, 2022

    FFM pezullon stadiumin e Tetovës!

    May 10, 2022

    Nisin shitjet për biletat e finales së UEFA Conference League, Roma – Feyenoord

    May 10, 2022

    Heroi i Shkupit tregon tensionet e mëdha gjatë ndeshjes në derbin shqiptar ndaj Shkëndijës

    May 9, 2022
    AKTUALE

    Dëshira e Gjilanit, në Shqipëri japin lajmin e fundit për të ardhmen e Shehit

    May 12, 2022

    Dështon sërish të nis rigjykimi ndaj kreut të FFK-së, Agim Ademi i akuzuar për detyrim

    May 12, 2022

    Trajneri boshnjak largohet pa paralajmërim nga Prishtina

    May 12, 2022

    Arrestohet një person në Pejë, sulmoi referin e futbollit

    May 12, 2022
    TË TJERA

    Bekaj flet për sezonin me Tiranën pas fitimit të titullit kampion

    May 12, 2022

    Strakosha e Reina me “valixhe në duar”, Tare ka gati zëvendësuesit e tyre

    May 12, 2022

    BILD njofton fundin e Lewandowskit te Bayerni, drejt skuadrës së madhe evropiane

    May 12, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.