Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e tretë të qershorit, ku “Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut në “Fadil Vokrri.
Një ditë para ndeshjes, Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencë për media, shkruan Gazeta Express.
Trajneri Giresse tha se ndodhen në situatë jo të zakonshme, teksa përballen me mungesa të shumta.
“Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmendet mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta dy lojtarë që i shtohen listës së mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar, me ç’rast jemi në vështirësi në pozicione të caktuara, pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se në do të tentojmë t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë përformanca sa më të mira”, u shpreh Giresse.
Kosova e zhvillon lojën ndaj Irlandës Veriore të enjten nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, kurse të dielën do të udhëtojnë për t’u përballur me Greqinë.