Analisti dhe gazetari, Astrit Gashi, përmes një postimi në Facebook ka ‘thumbuar’ Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për të cilët sipas tij i ndjeri, Fadil Vokrri, është i mirë vetëm kur ju duhet për t’i motivuar lojtarët e Kombëtares, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook Astrit Gashi ka shkruar se FFK dëshiron të zhduk trashëgimin e tij, së bashku me fotografitë nga pranimi në UEFA dhe FIFA, ku shihet legjenda e futbollit kosovar.
Ai e cilëson si një tentim fat keq për ta ndryshuar historinë, ndërsa ka kritika edhe për mos ftesën e familjarëve të tij të ngushtë në ndeshjet e kombëtares, kurse sipas tij në arenën VIP ftohen banditë e bandite.
”Per Federaten e Futbollit te Kosoves, Fadil Vokrri eshte i mire vetem kur ju duhet per ti motivuar lojetaret e Kombetares. Ne cdo rast tjeter jo vetem ate por edhe trashigimin e tij duan ta zhdukin, edhe fotot nga pranimi ne UEFA dhe FIFA ku shihet Fadili nuk i qesin me ne faqet zyrtare, si nje tentim fatkeq per te retushuar historine. Madje per familjaret e tij, gruan dhe femijet, nuk ka as bileta per ndeshjet e Kombetares nderkohe qe ne arenen VIP hyn gjithfare banditi/e. Kombetarja nuk eshte Federata fatmiresisht. Vokrri, pavaresisht paftyresise se tyre, le te sherbej per motivimin e tyre. Forza Kosove,” shkroi ai në Facebook.