Reprezentuesja e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Gentjana Roçi ka arritur një rekord historik në futbollin finlandez, aty ku paraqitet me skuadrën KuPS.
Roçi ka kompletuar 100 gola në elitën e Finlandës. Ajo në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj HPS gjeti rrjetën në fitoren 4:0, ku tre prej golave u shënuan nga shqiptarja tjetër Lavdije Begolli, ndërsa reprezentuesja e vendit shënoi vetëm një gol, duke qenë ai i 100-ti që realizon në Finlandë.
“100 gola në kampionatin e Finlandës janë diçka shumë të veçantë për mua në karrierën time. Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mija dhe kundërshtarëve të mi që e bënë këtë rrugëtim kaq të paharrueshëm. Nuk po e mbyll ende numërimin”, ka shkruar mes tjerash Roçi.
Gentjana Roçi pjesë e Ligës së Finlandës është që nga viti 2017, ku fillimisht ishte pjesë e ekipit të JyPK, përderisa nga viti 2019 u transferua te KuPS.