AKTUALE

    Erjon Hoxhallari i bashkohet ish-lojtarit tjetër të Tiranës në Rumani

    May 13, 2022

    I larguar në La Liga që në muajin janar, Myrto Uzuni shpallet golashënuesi më i mirë në Hungari

    May 13, 2022

    Skënderbeu kthehet në “supermarket” për klubet e tjera

    May 13, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Rajoni»Finalja e Conference League, mburret Veliaj: Ku janë sot ata që thoshin ç’na duhen kullat! Sot në Tiranë s’ka më dhoma hotelesh
    Rajoni

    Finalja e Conference League, mburret Veliaj: Ku janë sot ata që thoshin ç’na duhen kullat! Sot në Tiranë s’ka më dhoma hotelesh

    By R.JMay 12, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për projektvendimin për kalimin e një fondi special për organizimin e finales së Conference League në kryeqytet.

    Veliaj e cilësoi atë si një ngjarje të jashtëzakonshme për qytetin, që do i shërbejë për mirë Tiranës.

    “Kemi një projektvendim për kalimin e një fondi që do të shërbejë për organizimin, transportin dhe dekorimin e qytetit, lidhur me finalen e Conference League, një ngjarje e jashtëzakonshme që i sjell shumë biznes qytetit.

    Ne nuk e kemi betejën vetëm me një personazh në FSHF, por me të gjithë histerinë kolektive që na kaplon kur duhet ta zhvillojmë këtë qytet. Ja ku erdhi dita që qyteti nuk ka më dhoma hoteli. Për të gjithë ata cinikë dhe skeptikë profesionistë, që thonë çfarë na duhen këto kullat, ja ku jemi sot! Tirana nuk ka më dhoma!

    E keni vënë re që të njëjtat gazeta që thoshin se finalja do të shkojë në Athinë, janë po të njëjtët që shajnë.

    Shumica e tyre nuk e kuptojnë një gjë bazike: kur një hotel është futur në një shërbim global, siç është Booking.com, ndërtesa dhe hipoteka mund të jetë e jotja, por e drejta e hotelit për të dalë në treg i është dhënë algoritmit të aplikacionit, pra të agjencive turistike që bëjnë prenotimet.

    Kultura që ne shajmë veten tonë duhet të marrë fund. Janë të njëjtët këta që thonë po rritin çmimet. Pagesa që ne bëjmë për të sjellë 40 deri në 100 mijë vetë në Tiranë, në fakt është një përqindje shumë e vogël e pagesës që ata do të lënë në qytetin tonë.

    Prandaj, po e ofrojmë transportin me autobusë falas nga Rinasi në Tiranë. Pra, do t’i gëzohemi sa më shumë suksesit”, u shpreh Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Erjon Hoxhallari i bashkohet ish-lojtarit tjetër të Tiranës në Rumani

    May 13, 2022

    2100 forca sigurie, zbardhet axhenda për finalen e Conference League në “Air Albania”

    May 12, 2022

    Bekaj flet për sezonin me Tiranën pas fitimit të titullit kampion

    May 12, 2022

    Goli i tij rrëzoi Skënderbeun nga kategoria, flet ish-lojtari i Prishtinës: Dita më e keqe e karrierës

    May 10, 2022
    AKTUALE

    6 vjet nga data historike për futbllin kosovar

    May 13, 2022

    Rrëfimi prekës i Kushtrim Gashit në dokumentarin special “Ballkani Historik“

    May 12, 2022

    U përfolën për te Tirana, Ballkani “blindon” dy lojtarët e njohur

    May 12, 2022

    Prishtina mbledh forcat para ndeshjes me Dritën, Mici thotë se skuadra është e “dënuar” për të fituar

    May 12, 2022
    TË TJERA

    Erjon Hoxhallari i bashkohet ish-lojtarit tjetër të Tiranës në Rumani

    May 13, 2022

    I larguar në La Liga që në muajin janar, Myrto Uzuni shpallet golashënuesi më i mirë në Hungari

    May 13, 2022

    Skënderbeu kthehet në “supermarket” për klubet e tjera

    May 13, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.