AKTUALE

    Shpërthen Krasniqi: Mjerim që Prishtina lufton për mbijetesë në 100-vjetorin e themelimit, e ndërroj kanalin kur i shoh në TV!

    May 9, 2022

    FC Drita për herë të katërt në Evropë, flet drejtori i saj, Feti Murseli

    May 9, 2022

    Barcelona e vë në shitje njërin prej sulmuesve të saj

    May 9, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»FC Drita për herë të katërt në Evropë, flet drejtori i saj, Feti Murseli
    Futbolli vendor

    FC Drita për herë të katërt në Evropë, flet drejtori i saj, Feti Murseli

    By G.LMay 9, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Klubi i Futbollit Drita, që ka një traditë të gjatë në futbollin kosovar që nga viti 1947, sot me të drejtë çmohet dhe vlerësohet lartë nga të gjithë. Pas shumë përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra, ky klub tashti ka bërë emër edhe në Evropë, duke qenë ekipi më i vlerësuar në garat evropiane.

    Mjafton të rikujtohet ndeshja e luajtur me ekipin e madh Feyonoord nga Roterdami, i cili sivjet do të luaj në finale të Europa Conference League, por që asnjë ekip nuk i kishte bërë më shumë ballë se sa Drita, të cilën kishte arritur t’a eliminojë vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

    Janë të pamohueshme sukseset e Dritës edhe në kohën para pavarësisë, sikurse edhe ato të mëvonshme, por sukseset më të mëdha ky klub i arriti viteve të fundit, kur në krye të tij erdhën presidentët Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku si dhe drejtorët Feti Murseli dhe Valon Zymberi.

    Pa dyshim se meritë në sukseset e FC Drita ka drejtori Feti Murseli, mbi të cilin bie barra më e madhe e organizimit të klubit.

    Ai është i palodhshëm dhe i përpiktë në punë, andaj duke qenë strumbullar i sukseseve të FC Drita, klubi bardh e kaltër nga 21 qershori i vitit 2016, kur Feti Murseli ishte emëruar në këtë detyrë, ia ka dalë që dy herë të jetë Kampion i Kosovës në Futboll, një herë fitues i Superkupës dhe sivjet është hera e katërt që merr pjesë në garat evropiane, edhe atë në të tri kompeticionet, Europa Champions League, Europa League dhe Europa Conference League, gjë që e ka bërë klubin gjilanas më të suksesshmin në Kosovë dhe gjithsesi se është meritor në rangimin më lart të futbollit kosovar.

    Feti Murseli është fjalëpak, por shumë punëtor e siç thekson ai, FC Drita nga viti në vit po bëhet klub më i fortë më i organizuar e po shkon larg e më larg në garat evropiane. Sipas tij, gjithsesi se edhe sivjet pritet që ky klub të rrugëtoj suksesshëm në Evropë.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Shpërthen Krasniqi: Mjerim që Prishtina lufton për mbijetesë në 100-vjetorin e themelimit, e ndërroj kanalin kur i shoh në TV!

    May 9, 2022

    Skuadra kosovare interesohet për kapitenin e Skënderbeut

    May 9, 2022

    Morina me mesazh emocional për lojtarët e Ferizajt pas shpalljes kampionë

    May 8, 2022

    Tifozi kapet me marihuan gjatë ndeshjes Malisheva – Drenica

    May 8, 2022
    AKTUALE

    Shpërthen Krasniqi: Mjerim që Prishtina lufton për mbijetesë në 100-vjetorin e themelimit, e ndërroj kanalin kur i shoh në TV!

    May 9, 2022

    FC Drita për herë të katërt në Evropë, flet drejtori i saj, Feti Murseli

    May 9, 2022

    SC Gjilani me mungesa të shumta ndaj Malishevës

    May 9, 2022

    A do i luaj Llapi ndeshjet ndërkombëtare në “Zahir Pajaziti”, flet zyrtari i klubit

    May 9, 2022
    TË TJERA

    Barcelona e vë në shitje njërin prej sulmuesve të saj

    May 9, 2022

    Milani dhe Interi në telashe për organizimin e festës së titullit, ky është skenari problematik

    May 9, 2022

    Sulmuesi shqiptar rikthehet pas 8 muajsh lëndimi

    May 9, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.