Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut dhe futbollist i Al Ahlit, Ezgjan Alioski do të bëjë tifo për Arabinë Saudite në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Katar 2022.
“Kam një përfaqësuese favorite për të cilën do të bëj tifo në Botëror. Ajo është Arabia Saudite. I vlerësoj shumë dhe do të jem tifozë i tyre më i madh, do ti përcjell të gjitha ndeshjet e tyre në Kampionatin Botëror”, ka thënë Alioski.
Kujtojmë se Alioski kishte paraqitje shumë të mira me Maqedoninë e Veriut në dy ndeshjet e plej of për kualifikim në Botëror ndaj Italisë në Palermo dhe Portugalisë në Porto.