AKTUALE

    VIDEO/ Pamje të tmerrshme – kështu i sulmuan me karrike policinë tifozët e Partizanit

    May 7, 2022

    Edhe 89-shi ngriti trofeun e Ligës së Parë, nga sezoni i ardhshëm në Superligë

    May 7, 2022

    Zyrtare: Kjo skuadër shpallet edhe matematikisht kampione e Shqipërisë

    May 7, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Liga e Parë»Edhe 89-shi ngriti trofeun e Ligës së Parë, nga sezoni i ardhshëm në Superligë
    Liga e Parë

    Edhe 89-shi ngriti trofeun e Ligës së Parë, nga sezoni i ardhshëm në Superligë

    By V.IMay 7, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Trepça’89 dhe Ferizaj rikthehen në Superligë.

    Këto dy skuadra janë shpallur sot kampione në Ligën e Parë, në grupet e tyre respektive, një javë para përfundimit të edicionit aktual.

    Trepça’89 titullin e festoi me fitore bindëse ndaj Rahovecit (5:0) në stadiumin “Riza Lushta”, duke u rithyer në shoqërinë elite pas vetëm një viti në një rang më të ulët të garave.

    Titullin e kampionit të Grupit A në Ligën e Parë kësaj skuadre ia dorëzuan kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, derisa medaljet i shpërndau edhe anëtari e KE të FFK-së, Xhelal Broja.

    Ndërkaq, festë kishte edhe në Ferizaj, ku futbollistët e Ferizajt iu gëzuan titullit të kampionit në Grupin B dhe rikthimit në Superligë, teksa në ndeshjen e sotme fituan kundër Kikës, me rezultat 2:1.

    Trofeun e kampionit skuadrës së Ferizajt ia dorëzuan kryetari i komunës, Agim Aliu dhe nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani, derisa medaljet i ndanë edhe Naser Ajeti anëtar i KE-së dhe Afrim Haliti, kryetar i LRF të Ferizajt.

    Ndërkohë, Liria dhe Vushtrria do të luajnë në ndeshjen e barazhit më 21 maj, teksa skuadra fituese më pas do të luajë në barazh për Superligë, me skuadrën që do ta mbyllë edicionin në pozitën e tetë.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Tri herë kampioni i Kosovës, bie edhe nga Liga e Parë

    May 7, 2022

    Liga e Parë e Kosovës/ Ferizaj feston titullin kampion

    May 7, 2022

    Ferizaj përgatitet të kremtojë titullin dhe rikthimin në elitë

    May 6, 2022

    Rahoveci befasi e pranverës në Ligën e Parë, Edon Zeqiri hero i skuadrës

    May 5, 2022
    AKTUALE

    Edhe 89-shi ngriti trofeun e Ligës së Parë, nga sezoni i ardhshëm në Superligë

    May 7, 2022

    Tri herë kampioni i Kosovës, bie edhe nga Liga e Parë

    May 7, 2022

    Liga e Parë e Kosovës/ Ferizaj feston titullin kampion

    May 7, 2022

    Llumnica: Gjilani po gabon që nuk po e emëron trajnerin e ri

    May 7, 2022
    TË TJERA

    VIDEO/ Pamje të tmerrshme – kështu i sulmuan me karrike policinë tifozët e Partizanit

    May 7, 2022

    Zyrtare: Kjo skuadër shpallet edhe matematikisht kampione e Shqipërisë

    May 7, 2022

    Kreshnik Uka: Do angazhohemi maksimalisht që t’i marrim pikët e plota ndaj Malishevës

    May 7, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.