Janë bërë katër vite nga ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në kuadër të Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.
Një gol i hershëm i serbëve me anë të Mitrovic, e kishte bërë ndeshjen tejet dramatike në Rusi, shkruan LIG Sport
Por, në minutën e 52’të, në skenë kishte dalë futbollisti shqiptar, Granit Xhaka që shënoi për shifrat 1 me 1. Një gol fantastik, por asgjë s’kishte më fantastike sesa festa që kishin zgjedhur të bëjnë lojtarët shqiptarë të Zvcirës.
Xhaka, Behrami, Shaqiri dhe Lichtsteiner (edhe pse jo shqiptar), u afruan te tifozët serb dhe festuan me shqiponjën dy krenare.
Sikur nuk mjaftonte ajo, në minutat e fundit të ndeshjes, pas një kundërsulmi të frikshëm – Xherdan Shaqiri shënoi për shifrat 1 me 2 dhe çoi në peshë gjithë Rusinë. Sërish, shqiponja në aksion!
Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteriner ishin dënuar atë vit nga FIFA dhe Federata e Futbollit të Zvicrës për festën e tepruar dhe për nxitje të urrejtjes.