Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matiq, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
“Pas një mendimi të madh, kam vendosur që ky sezon të jetë i fundit me Manchester United”, ka shkruar serbi në Instagram.
“Kam informuar bordin, menaxherin dhe lojtarët për vendimin tim. Ka qenë një nder dhe privilegj i madh të luaja për këtë klub të madh. Një falënderim i madh për fansat për mbështetjen e palëkundur. Tani do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e mi të përfundojnë sa më fort të jetë e mundur”, u shpreh tutje 33 vjeçari.
Matic iu bashkua United nga Chelsea në vitin 2017, kur Jose Mourinho ishte në krye në Old Trafford dhe ka luajtur 183 ndeshje për klubin në të gjitha garat deri më sot, raporton 90Min