AKTUALE

    Samuel Nikaj merr drejtimin e skuadrës së madhe kosovare?

    June 26, 2022

    Ish-trajneri i Feronikelit, Klodian Duro merr drejtimin e skuadrës shqiptare

    June 26, 2022

    Zyrtare: Trepça ’89 njofton largimin edhe të tre futbollistëve

    June 26, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Shqipëria»Duka për finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë: I treguam Evropës se ç’mund të bëjë FSHF-ja
    Shqipëria

    Duka për finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë: I treguam Evropës se ç’mund të bëjë FSHF-ja

    By G.LJune 1, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Ka kaluar tashmë një javë nga finalja e UEFA Conference League në Tiranë, eventi më i madh ndërkombëtar i futbollit i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Një ndeshje e madhe ku Roma ia doli të rrëmbejë trofeun pasi mundi Fejnordin, në një kohë që vëmendja mediatike për këtë ngjarje ka qenë jashtëzakonisht e madhe, përcjell FrontOnline.

    Një eksperiencë thelbësore për rritjen e vendit, por edhe të sportit shqiptar: “Nëse bëjmë bilanc, ka shkuar mirë nga të gjitha këndvështrimet, organizative dhe sportive. Mendoj se të gjithë ata që morën pjesë në këtë event kanë qenë të kënaqur, qëllimi ynë ishte që të gjithë të largoheshin të lumtur nga Shqipëria, tifozët, lojtarët, drejtuesit dhe mendoj se ia dolëm”. Kështu shprehet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i intervistuar nga faqja e madhe e lajmeve sportive në Itali “Calciomercato.it”.

    “Gjëja më e rëndësishme që na solli kjo ngjarje është promovimi i futbollit në vendin tonë, për t’i afruar fëmijët me këtë sport. Dhe më pas në nivel ndërkombëtar na ndihmoi t’u tregojmë të gjithëve se Shqipëria dhe Federata jonë janë në gjendje të organizojnë një event kaq të rëndësishëm, – shpjegon Duka -. Edhe në aspektin e merkatos së futbollit, për lojtarët që ndoshta një ditë duan të vijnë këtu për të luajtur”.

    Sigurisht që edhe prezenca e Hoze Murinjos i dha një shtysë të këndshme kësaj ngjarjeje: “Duhet të jem i sinqertë, prania e Murinjos ishte një nga arsyet që na shtyu të organizonim këtë ndeshje. Ai është një emër i madh në futboll, një trajner i madh që ka fituar shumë trofe dhe tani ka fituar edhe në Tiranë duke e bërë gjithçka më të ndjeshme në të gjithë botën”, – tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit për Calciomercato.it.

    Nuk mund të mungonte edhe një batutë e Dukës për “Special One”: “Murinjo është gjithmonë Murinjo. Por gaboi që nuk e aktivizoi Kumbullën, po të kishte fituar kupën me të në fushën e lojës do të ishte edhe më bukur. Megjithatë, për futbollin shqiptar ishte një promovim i shkëlqyer, që në fakt shkon përtej sportit. Të gjithë ishin skeptikë për të ardhur këtu për këtë finale, tani askush nuk ka për çfarë të ankohet, sepse organizimi ishte shumë i mirë dhe ne jemi shumë të kënaqur për këtë”.

    Shqipëria është duke u zhvilluar shumë, në Itali prej vitesh ka disa lojtarë të rëndësishëm që militojnë në ligën elitare. I fundit prej tyre është Kristjan Asllani, mesfushori i ri i lindur në vitin 2002 në pronësi të Empolit, i cili prej javësh përflitet për një kalim tek Interi si zëvendës i mundshëm i Brozoviçit: “Ai është një lojtar shumë i mirë, ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Empolin në gjysmën e dytë të sezonit, duke fituar edhe ftesën e Kombëtares. Jam i sigurt se Asllani do të ketë një karrierë të shkëlqyer. Shpresojmë që ai të shkojë tek Interi, por për këta lojtarë të rinj është më mirë të qëndrojnë aty ku janë dhe të luajnë të gjitha ndeshjet e tyre për 90 minuta, sesa të shkojnë te një klub i madh dhe të mos luajnë. Pra, edhe Asllani duhet të vlerësojë me kujdes nëse mund të luajë si titullar me Interin ose jo. Të shkosh atje për të qëndruar rezervë nuk është mirë për askënd”, – theksoi Presidenti i FSHF-së.

    Në Tiranë, Duka pati mundësinë të takonte për herë të parë Françesko Totin, në një drekë pak orë para ndeshjes: “Nuk folëm shumë, e lamë të qetë të priste ndeshjen, si mik, duke mos e shqetësuar me biseda pune apo projektesh për të ardhmen. Ishte personazh shumë simpatik, njësoj siç ka qenë edhe në fushë. Nuk di asgjë për rikthimin e tij te Roma, nuk i di planet e tij. E shoh gjithmonë si sinonim të Romës, nëse do të kthehej në Romë, megjithatë, do të ishte diçka normale. Do të ishte e çuditshme nëse ai do të shkonte te Juventusi”.

    Shqipëria është e lidhur ngushtë me Italinë dhe kryeqytetin, duke qenë se drejtori sportiv i Lacios është Igli Tare: “Një rikthim në Federatën e futbollit? Pse jo, ai është një nga personazhet tanë më të rëndësishëm në botën e futbollit. Ka bërë një punë shumë të mirë te Lacio, mund të bëjë trajnerin apo drejtuesin këtu, ai është një djalë i aftë që ka edhe shumë përvojë”.

    Tani cili do të jetë hapi i radhës për Shqipërinë? “Ne kemi treguar se dimë të organizojmë mirë ngjarje të rëndësishme si kjo, padyshim që mund të provojmë të mirëpresim kompeticione të tjera si kjo, ndoshta ndonjë Superkupë apo turne të tjera. Kemi shumë dëshirë për të bërë gjëra të mëdha”, – theksoi numri një i futbollit shqiptar.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Histori e pazakontë: Skuadra shqiptare ia dha borxh 20 mijë euro lojtarit

    June 25, 2022

    Shqiptari që dyshohet për vjedhje në vilën e Benzemas pritet të ekstradohet në Spanjë

    June 24, 2022

    Kjo është renditja e Shqipërisë në ranglistën e re të FIFA-s

    June 23, 2022

    Bogdani zbulon “Brojën” e ri të Kombëtares: Vetëm mos e ngarkoni me presion

    June 21, 2022
    AKTUALE

    Samuel Nikaj merr drejtimin e skuadrës së madhe kosovare?

    June 26, 2022

    Lorik Cana pritet të ri-organizoj Vëllaznimin

    June 26, 2022

    Ky do të jetë kapiteni i Prishtinës në edicionin e ri

    June 26, 2022

    Zyrtare: KF Drenasi prezanton trajnerin e ri!

    June 26, 2022
    TË TJERA

    Ish-trajneri i Feronikelit, Klodian Duro merr drejtimin e skuadrës shqiptare

    June 26, 2022

    “Nuk fitohet leku kaq kollaj”, futbollisti shqiptar harron pushimet, ‘kapet mat’ duke vrapuar në Palasë

    June 26, 2022

    Reagimi i parë i Valmir Veliut pas transferimit në Superligën e Turqisë

    June 26, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.