AKTUALE

    Mbahet turniri tradicional në futboll në nderim të Labinot Aliajt

    May 13, 2022

    Tetë futbollistë në garë për më të mirin e sezonit 2021/22 në Ligën Premier

    May 13, 2022

    Tifozët e Milanit mbi 200 mijë kërkesa për bileta ndaj Atalantës

    May 13, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Dritëro Kadolli për dështimin e seancës të Agim Ademit: Gjykata nuk më ftoi
    Futbolli vendor

    Dritëro Kadolli për dështimin e seancës të Agim Ademit: Gjykata nuk më ftoi

    By R.JMay 13, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Për të dytën herë radhazi ka dështuar të nis rigjykimi ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademi, i cili po akuzohet që së bashku me Muharrem Ramën kishin kërcënuar e sulmuar biznesmenin, Dritëro Kadolli.

    E shkak i dështimit të kësaj seance sipas gjykatësit përveç mungesës së prokurorit, është edhe mungesa e të dëmtuarit, Dritëro Kadolli.

    Gjykatësi Sadikaj tha se sipas fletëkthesës së kthyer në gjykatë, rezulton se Kadolli gjendet në Londër deri më 15 maj të këtij viti, e cila informatë sipas kësaj fletëkthese thuhet se është bërë pas komunikimit me telefon.

    Kjo deklaratë e gjykatësit është demantuar nga vet Kadolli. I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, biznesmeni Dritëro Kadolli ka deklaruar se që nga e diela ndodhet në Kosovës dhe se nuk është ftuar nga gjykata.

    “Jo unë nuk kam marrë asnjë ftesë nga gjykata, të dielën jam kthyer nga Londra për këtë kam edhe dëshmi”, tha Kadolli për Insajderin derisa dërgoi edhe biletën e fluturimit.

    Sipas të dhëna të biletës shihet se Kadolli fluturimin për në Kosovë e ka pasur me 8 maj, rrjedhimisht nuk ndodhej në Londër siç është shprehur gjykatësi.

    Aktakuza ndaj Ademit dhe Ramës ishte ngritur më 14 janar 2014, nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri.

    Sipas pikës së parë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”.

    Kjo veturë, sipas prokurorisë, pretendohej më pas t’i dorëzohej Sami Hamitit, ish-kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

    Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzoheshin për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

    Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të padrejtë, respektivisht shumën prej 30 mijë euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast ishte ish-kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale detyrim në tentativë.

    Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Mbahet turniri tradicional në futboll në nderim të Labinot Aliajt

    May 13, 2022

    Sot 6 vjet Kosova u anëtarësua në FIFA, ja mesazhi i presidentit Ademi

    May 13, 2022

    Përfundon me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA

    May 13, 2022

    VIDEO/ Risi në stadiumin e Superligës, restorant në fushën e lojës

    May 13, 2022
    AKTUALE

    Mbahet turniri tradicional në futboll në nderim të Labinot Aliajt

    May 13, 2022

    Dritëro Kadolli për dështimin e seancës të Agim Ademit: Gjykata nuk më ftoi

    May 13, 2022

    Sot 6 vjet Kosova u anëtarësua në FIFA, ja mesazhi i presidentit Ademi

    May 13, 2022

    Përfundon me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA

    May 13, 2022
    TË TJERA

    Tetë futbollistë në garë për më të mirin e sezonit 2021/22 në Ligën Premier

    May 13, 2022

    Tifozët e Milanit mbi 200 mijë kërkesa për bileta ndaj Atalantës

    May 13, 2022

    Panucci flet në Itali për finalen në Tiranë: Shqiptarët janë mikëpritës, do të kaloni mirë

    May 13, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.