Shorti super i vështirë kundër Royal Antwerp në raundin e dytë të UEFA Conference League i ka sjellë Dritës edhe një përfitim sa i përket ecurisë në vazhdimin e garave evropiane, sigurisht nëse më parë eliminohen belgët.
Gjilanasit nëse kalojnë tutje do jenë skuadër bartëse për shortin e raundit të tretë dhe në këtë mënyrë do i shmangen skuadrave si Basel, Paok dhe AZ Alkmaar.
Drita është caktuar të jetë në Grupin 3 të shortit dhe nëse kalon Antwerpin kundërshtarët potencial janë:
Pogon, Brondby, Dundee United, Saint Patrick, Mura, Seinajoki ose Lillestrom.
Shorti për raundin e tretë eliminues të Conference League hidhet të martën. /Arbon Flugaj/