Tashmë janë mësuar dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futboll, për edicionin 2021/22.
Fituesi aktual i këtij trofeu të çmuar, Llapi, do të përballet në finale me Dritën, shkruan Gazeta Olle.
Padyshim se kjo finale pritet të jetë e zjarrtë dhe e luftuar deri në fund nga skuadrat bardhekaltër.
Llapjanët në gjysmëfinale eliminuan Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 3-2, ndërsa gjilanasit patën punë më të lehtë ndaj Ramiz Sadikut, ndaj të cilëve pas dy ndeshjeve fituan 5-2.
Sa i përket ndeshjeve kokë më kokë, skuadra e Ardian Nuhiut ka një bilanc tejet pozitiv ndaj asaj të Tahir Batatinës në dhjetë ndeshjet e fundit mes vete.
Në këtë edicion, deri më tani këto skuadra janë takuar tri herë, ku dy ndeshje kanë përfunduar me barazim, teksa njëra i ka takuar Dritës.
Jo vetëm në këtë edicion, por Llapi në përgjithësi në dhjetë takimet e fundit nuk di për fitore ndaj gjilanasve. Fitoren e fundit llapjanët e shënuan në edicionin 2018/19.
Drita ka dominuar duke arritur plot shtatë fitore dhe duke barazuar tri herë që nga ajo kohë.
Këto janë të gjitha rezultat në dhjetë ndeshjet e fundit në mes të Dritës dhe Llapit.
19.02.2022 Drita 1-1 Llapi
23.10.2021 Llapi 1-3 Drita
28.08.2021 Drita 0-0 Llapi
11.04.2021 Llapi 2-4 Drita
03.02.2021 Drita 1-0 Llapi
03.12.2020 Drita 1-0 Llapi
01.11.2020 Llapi 1-2 Drita
05.07.2020 Llapi 0-4 Drita
23.11.2019 Drita 2-0 Llapi
18.09.2019 Llapi 2-2 Drita
/Gazeta Olle/