Ka startuar xhiro e 24-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll me një ndeshje në program.
Drenasi ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Grupin A, shkruan Gazeta Olle.
Kuqezinjtë kanë mposhtur A&N me rezultat minimal 1-0.
Erlind Mulaj ka realizuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e 69-të.
Tashmë Drenasi ka bërë hap të madh në sigurimin e mbijetesës, pasi me tri pikët e fituara sot ngjitet në vendin e gjashtë me 28 pikë.
Në anën tjetër, A&N mbetet mbrapa në luftën për të siguruar barazhin drejt Superligës, pasi tani mbetet pesë pikë larg vendit të dytë në grup.