Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është mahnitur nga “Intelektualët” që janë tifozët e Dritës.
Madje, ai ka publikuar një video të tyre duke festuar pak para ndeshjes Drita-Antwerp, e cila do të startojë në ora 20:00, në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Mes tjerash, ligjvënësi opozitar i ka krahasuar “Intelektualët” me tifozët anglezë sa i përket atmosferës dhe organizimit.
“Atmosferë fantastike në Prishtinë para lojës: Drita – Antwerp Këta janë tifozët e Dritës me atmosferë dhe organizim si të tifozëve anglezë Ju lumtë! Suksese”, shkroi Haxhiu në Facebook.