Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, është dënuar nga Federata Italiane e Futbollit, pasi kritikoi ashpër gjyqtarin e sfidës Lazio-Sampdoria, Davide Massa.
Edhe pse Lazio ia doli që të triumfojë me rezultatin e pastër 2-0, Tare nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën e arbitrimit.
Ish-sulmuesi i Shqipërisë, që prej disa vitesh mban pozicionin e rëndësishëm te Lazio, është gjobitur plot 5000 euro nga Federata Italiane. Tare është pjesë e Lazios si drejtor sportiv që nga viti 2008, ku ka bërë një punë të shkëlqyer.
Tare ende merr elozhe nga tifozët lacialë për operacionet e shkëlqyera të merkatos që ka bërë vitet e fundit, ku mes tyre janë afrimet e Luis Albertos dhe Sergej Milinkovic-Savic.