AKTUALE

    Ish-kapiteni i Prishtinës fiton shpejt zemrat e shkodranëve, i gjithë stadiumi pas tij

    July 23, 2022

    ​Kriza financiare e klubeve të Superligës, analistët: Ja zgjidhja

    July 23, 2022

    Fanellat e Dybalës bëjnë “kërdinë” në Romë, argjentinasi thyen rekordin e CR7

    July 23, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Rajoni»Dënimi i Skënderbeut, UEFA fiton sërish në Gjykatën Supreme
    Rajoni

    Dënimi i Skënderbeut, UEFA fiton sërish në Gjykatën Supreme

    By R.JJuly 23, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Skënderbeu duke pozuar, gjatë kohës që luante në Champions

    Këtu nuk flasim për dënimin 10-vjeçar që UEFA i dha klubit korçar për trukim të ndeshjeve europiane, por një tjetër histori. Lidhje kanë sigurisht, por nuk është e njëjta temë.

    Një “sagë” gjyqesh është zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe në tokën zvicerane, pas një padie të ngritur nga pala shqiptare.

    Një ish-trajner dhe një sponsor janë ndier të cenuar nga vendimi që u përpilua në 2018-ën prej organit të futbollit europian. Atyre u ishte përmendur emri në raport, ndaj vendosën që të ankoheshin për të vënë në vend imazhin.

    PADIA DHE GJYQET KUNDËR UEFA-s

    Sipas një artikulli të botuar jo më larg se një ditë më parë nga “Swissinfo.ch”, raportohet se dy zyrtarë të bardhekuqve kishin hapur gjyq ndaj UEFA-s për prishje të imazhit, pas procesit gjyqësor të mbyllur në 2018-ën, kur ata përfshiheshin si të dyshuar në fiksimin e ndeshjeve.

    Nuk përmenden emra të personave në fjalë, por thuhet që bëhet fjalë për një ish-trajner dhe një sponsor.

    Ata e kanë fituar gjyqin fillestar i cili u zhvillua në kantonin Vaud, por UEFA nuk e ka lënë me kaq. E ka vazhduar “betejën” dhe kanë dalë fitimtar në Apel.

    Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shqiptarët, duke u ankuar sërish, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por, edhe aty ka dalë triumfuese UEFA.

    E gjithë kjo “luftë” është mbyllur pikërisht të premten, kur Gjykata e Lartë publikoi edhe detajet e vendimit përfundimtar mbi rastin e ngritur nga dy ankimuesit shqiptarë.

    Gjyqtarët vendosën se raporti nuk i përmendte ata si kriminelë, por vetëm që kishin lidhje me rrjetin e basteve dhe zyrtarë të korruptuar.

    Argumenti që gjyqtarët përdorën, ishte pikërisht ky: “Raporti ishte publikuar në mirëbesim dhe nuk kishte për qëllim dëmtimin e ankuesve”.

    DOKUMENTI

    Faksimile e artikullit të botuar nga “Swissinfo.ch” një ditë më parë, ku raportohet se është mbyllur “saga” e gjyqeve të dy ish-zyrtarëve të klubit Skënderbeu ndaj UEFA-s

    FUNDI I NJË “SAGE”

    Deri diku kjo ngjan thjesht si procedurë, ndonëse historia do të merrte tjetër rrjedhë nëse do të kishte ndodhur e kundërta. Nëse dy zyrtarët në fjalë do të kishin fituar edhe në Apel apo në Gjykatën e Lartë, qoftë edhe për një çështje të kësaj, do t’i jepte “krahë” Skënderbeut që të kërkonte qoftë një dëmshpërblim nga UEFA.

    Rezultati i gjyqit më të fundit në Zvicër sjell fundin e kësaj “sage” të stërgjatë zhvillimesh për Skënderbeun.

    Tani klubit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë dënimin 10-vjeçar ose të shpresojë te ndonjë amnisti. Është përmendur disa herë ky variant, por deri më sot asgjë nuk ka ndodhur.

    Klubi ka nisur që të shlyejë dënimin që i dha UEFA prej 2016-ës dhe aktualisht i ka shlyer 6 vite. Që të fitojë zyrtarisht të drejtën për të luajtur në arenën europiane, është vetëm 4 vite larg…





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Ish-kapiteni i Prishtinës fiton shpejt zemrat e shkodranëve, i gjithë stadiumi pas tij

    July 23, 2022

    “Vajzat të bëjnë të kthesh kokën shpesh mbrapa”, gazetari rumun tronditet në Shkodër: Lypës dhe qentë në rrugë si te ne para 20 vitesh, nuk respektohej asnjë rregull

    July 22, 2022

    Axhenda e të gjitha klubeve shqiptare për ndeshjet e kthimit në turin e dytë në Evropë

    July 22, 2022

    Mediumi kroat me shkrim special për Dritën

    July 21, 2022
    AKTUALE

    ​Kriza financiare e klubeve të Superligës, analistët: Ja zgjidhja

    July 23, 2022

    Ademi e Duka bëjnë homazhe te shtatorja e Vokrrit, e vlerësojnë lart kontributin e tij

    July 23, 2022

    Drita e pret me “këmbë në tokë” duelin e kthimit me Antwerpin

    July 22, 2022

    Axhenda e të gjitha klubeve shqiptare për ndeshjet e kthimit në turin e dytë në Evropë

    July 22, 2022
    TË TJERA

    Ish-kapiteni i Prishtinës fiton shpejt zemrat e shkodranëve, i gjithë stadiumi pas tij

    July 23, 2022

    Fanellat e Dybalës bëjnë “kërdinë” në Romë, argjentinasi thyen rekordin e CR7

    July 23, 2022

    Dënimi i Skënderbeut, UEFA fiton sërish në Gjykatën Supreme

    July 23, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.