Nesër (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.
Drita fitoi 3:0 në ndeshjen e parë ndaj Ramiz Sadikut, teksa derbi ndërmjet Prishtinës dhe Llapit u mbyll 2:1, shkruan Gazeta Olle.
Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë ndeshjet e kthimit.
Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Llapi – Prishtina, me ndihmësit, Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti. Në VAR do të jenë, Visar Kastrati dhe Besnik Morina.
Duelin tjetër ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Dritës e gjykon, Lirim Jashari me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jenë Erdall Zasella dhe Eridin Podvorica.
Kujtojmë se të njëjtit gjyqtarë kishin drejtuar edhe duelet e para gjysmëfinale.
Të dy ndeshjet pritet të startojnë nga ora 14:00.