Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar dhe është akomoduar në Volos, ku të dielën, do të luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve, kundër Greqisë.
Dardanët, sot, në orën 19:00, sipas kohës lokale në Volos, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes, teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media, transmeton Klankosova.tv.
Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme do të jetë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.