AKTUALE

    Arsim Thaqi: Tifozët të përgatiten për një Malishevë ndryshe

    August 3, 2022

    Daja kërkon rezultat pozitiv ndaj Klaksvikut

    August 3, 2022

    Arsim Thaqi: Tifozët të përgatiten për një Malishevë ndryshe, synojmë pjesën e epërme të tabelës

    August 3, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Bllokimi i merkatos nga UEFA? Flet Tahir Batatina
    Futbolli vendor

    Bllokimi i merkatos nga UEFA? Flet Tahir Batatina

    By FFKAugust 3, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Në mediet kosovare u raportua se gjashtë klubeve kosovare, përfshirë Llapit, u janë bllokuar transferet e lojtarëve. Për Gazetën Nacionalen zëshëm Tahir Batatina mohoi një gjë të tillë.

    Njëra ndër temat më të përfolura gjatë viteve të fundit në Superligën e Kosovës, është ajo e klubeve, të cilat akuzohen dhe paditen në instancat vendore dhe ndërkombëtare nga ish-trajnerët dhe ish-lojtarët e tyre, për mungesë të kryerjes së detyrës për kryerjen e pagave.

    Në të kaluarën, ka pasur raste kur klubet kosovare (si Feronikeli) janë dënuar nga FIFA për shkak të zbatimit të këtyre detyrimeve, pasi janë shqyrtuar ankesat e lojtarëve.

    Si rrjedhojë, sot, gjatë pasditës së vonë, mediet kosovare raportuan se gjashtë klube kosovare u është bllokuar afati kalimtar i lojtarëve nga vetë FIFA. Emrat e klubeve ishin këto: Prishtina, Drenica. Llapi, Arbëria, Feronikeli dhe Besa. I kontaktuar nga Gazeta Nacionale, Tahir Batatina dha pikëpamjen e tij, duke mohuar kategorikisht raportimet e tilla që kanë të bëjnë me skuadrën që ai e drejton.

    Batatina i quan “gënjeshtra” raportimet se i janë bllokuar transferet e lojtarëve nga FIFA

    Tahir Batatina, në një prononcim për Gazetën Nacionale, përgenjështroi çdo mundësi që Llapit t’i është bllokuar afati kalimtar i lojtarëve nga FIFA.

    “Këto janë gënjeshtra të dikujt, që unë i them se Llapi është duke u forcuar në çdo aspekt”, shtoi ai.

    Në pyetjen e Gazetës Nacionale se deri ky vendim u aludua se erdhi për shkak të borxheve të akumuluara ndaj lojtarëve, Batatina u tregua edhe më këmbëngulës në përgjigjen e tij.

    “Jo, nuk është e vërtetë! Dhe, ne nuk kemi marrë asnjë njoftim nga askush. Këto janë disa të pavërteta nga dikush që i dhemb, por do t’i dhemb akoma edhe më shumë kur të fillojë kampionati”, nënvizoi Batatina.

    Për fund. trajneri Batatina tregoi sesi janë regjistruar të gjithë lojtarët nga klubi për ndeshjet në kualifikimet për Ligën e Konferencës dhe nuk kanë hasur në asnjë problem të ngjashëm.

    “Të gjithë lojtarët i kemi regjistruar, kur luajtëm në garat evropiane. Për më tepër, nuk kemi pasur asnjë problem deri në këto momente”, përfundoi Batatina.

    Problemet me lojtarët që janë zyrtarizuar e pastaj larguar nga klubi

    Llapi në sezonin e ri do të hyjë me objektiva maksimalë, me detyrimin që të dalë në arenë evropiane, siç ka bërë një gjë të tillë gjatë dy viteve të fundit.

    Deri më tani me lojtarët si Vukcevic dhe Shabani ka pasur probleme, pasi të njëjtin janë larguar nga klubi vetëm pak javë pasi ishin zyrtarizuar si përforcime të reja.

    Në rastin e Vukcevic, ai deklaronte për mediet malazeze se ishte larguar nga klubi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Buducnostit, për arsye, siç thoshte ai, të një pankarte nacionaliste që kishin shfaqur tifozëria e Llapit, “Legjendat”.

    Nuk pati vonuar shumë dhe për Gazetën Nacionale, vetë trajneri i klubit llapjan, Tahir Batatina, kishte hedhur poshtë një gjë të tillë, duke demantuar lojtarin malazez.

    Gjithsesi, i fundit në listën e lojtarëve që u konfirmua si afrim i ri është mbrojtësi italo-argjentinas, Di Lorenzo. Më herët janë konfirmuar edhe Robson, Fernandinho, Kurtaj, Bujupi, Stafa, Qorri, Selimi, Kiqina dhe Progni





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Arsim Thaqi: Tifozët të përgatiten për një Malishevë ndryshe

    August 3, 2022

    Statovci paralajmëron Ballkanin: Klaksvik nuk ka ardhur rastësisht këtu

    August 3, 2022

    Statovci paralajmëron Ballkanin: Klaksvik nuk ka ardhur rastësisht këtu

    August 3, 2022

    Mbahet takimi konsultativ për Hartimin e Strategjisë së FFK-së 2023-2028

    August 3, 2022
    AKTUALE

    Arsim Thaqi: Tifozët të përgatiten për një Malishevë ndryshe

    August 3, 2022

    Daja kërkon rezultat pozitiv ndaj Klaksvikut

    August 3, 2022

    Arsim Thaqi: Tifozët të përgatiten për një Malishevë ndryshe, synojmë pjesën e epërme të tabelës

    August 3, 2022

    Bllokimi i merkatos nga UEFA? Flet Tahir Batatina

    August 3, 2022
    TË TJERA

    Shkupi pa “Shvercerat” në Irlandë, mungojnë në tribunat e “Tallaght Stadium” shkaku i vizave

    August 3, 2022

    Liga e Kampionëve me rregull të ri teknologjik nga sezoni i ri

    August 3, 2022

    Zyrtare: Kapiteni i Kosovës në futsall, transferohet te skuadra e madhe çeke

    August 3, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.