Portieri, Damir Ljuljanoviq e ka vazhduar kontratën me Ballkanin.
Kampionët e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë rinovuar edhe për dy vite të tjera me portierin malazez.
“Damir Ljuljanoviq vazhdon edhe dy vite me FC Ballkanin. Gardiani ynë u bë pjesë e rrugëtimit tonë edhe për dy vite të tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit suharekas.
30-vjeçari u transferua te Ballkani në janar të vitit 2021 nga Deçiçi i Tuzit.
Ljuljanoviq edicionin e fundit u shpall kampion me skuadrën e Ilir Dajës, ndërsa në shumicën e kohës ishte portier i dytë.