AKTUALE

    Prishtina del me komunikat zyrtare për rastin e Otto John

    May 6, 2022

    Italianët të pakënaqur me kapacitetin e “Air Albania”

    May 6, 2022

    Ferizaj përgatitet të kremtojë titullin dhe rikthimin në elitë

    May 6, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Avokati i futbollistit nigerian flet: Ka veç dyshim, nuk ka akuzë të ngritur ndaj Otto Johnit
    Futbolli vendor

    Avokati i futbollistit nigerian flet: Ka veç dyshim, nuk ka akuzë të ngritur ndaj Otto Johnit

    By V.IMay 6, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Njëri prej sulmuesve më të spikatur për disa vite në Kosovë, Otto John, madje duke ngjallë edhe debat rreth natyralizimit të tij për të angazhuar në Kombëtaren e Kosovës, ka përfunduar në kronikën e zezë të mediave. Ai u arrestua ditën e enjte me dyshimin se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

    Gazeta Express ka kontaktuar me avokatin mbrojtës të sulmuesit nigerian, Arbër Rexha, i cili është i caktuar nga shteti.

    Rexha tha se John është vetëm i dyshuar dhe se nuk ka ndonjë akuzë të ngritur ndaj tij.

    “Është vetëm dyshim. Nuk ka ndonjë akuzë të ngritur. Nesër pritet që të dalë para gjykatës për caktimin e masës. Është në dalim prej 48 orëve prej ditës së djeshme”, tha ai.

    Tutje, avokati i 24-vjeçarit tha se nesër pasidte pret që të mbahet seanca ndaj tij për caktimin e masës. Ai gjithashtu tha se beson që Otto John do të dalë i pafajshëm.

    “Nuk kam informacion të saktë, por është e pritshme që nesër pasdite të ketë seancë, pasi i kalon ajo masa prej 48 orëve. Unë besoj se del i pafajshëm për arsye se kam pasë komunikim personal me të para deklaratës”, tha avokati Rexha për Express.

    Avokati Arbër Rexha gjithashtu tha se nuk ka informacione nëse ka persona të tjerë të arrestuar lidhur me këtë rast.

    Gazeta Express sot ka kontaktuar edhe me drejtorin te FC Prishtina, Artan Osmanin, i cili tha se vajza ka qenë e trafikuar nga persona të tjerë.

    “Sipas avokatit dyshohet se Otto John ka pasë marrëdhënie seksuale me një vajzë, e cila ka qenë viktimë e trafikimit nga persona të tjerë. Otto ka deklaruar se nuk e njeh dhe nuk i ka pa kurrë, as viktimën me të cilën pretendohet se ka pasë marrëdhënie dhe as me personat e tjerë, të cilët janë të dyshuar si trafikantë. Kam tendencë me besu sepse e di që janë në situatë shumë të vështirë financiare të gjithë lojtarët për shkak të vonesave në paga. Por, të shohim nesër. As nuk kemi më shumë informata”, ishte deklarata e Osmanit.

    Vlen të theksohet se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimet për vepra të tilla parashihen nga 5-12 vjet burg.

    “Neni 165 Trafikimi me njerëz Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, shkruhet në Kodin Penal të Kosovës.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Prishtina del me komunikat zyrtare për rastin e Otto John

    May 6, 2022

    Nga më i miri në Kosovë, në burgjet e Prishtinës

    May 6, 2022

    Otto John dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një femër të trafikuar

    May 6, 2022

    Ish-mesfushori “kuqezi” uron Ballkanim për titull

    May 6, 2022
    AKTUALE

    Prishtina del me komunikat zyrtare për rastin e Otto John

    May 6, 2022

    Ferizaj përgatitet të kremtojë titullin dhe rikthimin në elitë

    May 6, 2022

    Avokati i futbollistit nigerian flet: Ka veç dyshim, nuk ka akuzë të ngritur ndaj Otto Johnit

    May 6, 2022

    Nga më i miri në Kosovë, në burgjet e Prishtinës

    May 6, 2022
    TË TJERA

    Italianët të pakënaqur me kapacitetin e “Air Albania”

    May 6, 2022

    Muslija ‘bombardon’ portën e Sandhausenit (VIDEO)

    May 6, 2022

    Man City vjen me dy transferime “bombë”

    May 6, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.