Author: FFK

Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique duket se nuk po kalon kohë të mirë pas ndarjes nga këngëtarja me famë botërore, Shakira. Reprezentuesi spanjoll dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas. Në komunikatën në fillim të qershorit, ku të dy shpallën ndarjen, kërkohej “respektimi i privatësisë për mirëqenien e fëmijëve, të cilët janë prioriteti ynë kryesor”. Këtu, le të themi se në Spanjë nuk e morën saktësisht kërkesën e çiftit, duke i përndjekur në çdo hap. Një presion asfiksues që bëri që Piqué të nervozohej me një gazetar.…

Read More

Newcastle United prezantoi sot fanellat e treta me ngjyrat bardh e gjelbër, ngjyrat këto që simbolizojnë edhe flamurin e Arabisë Saudite dhe të kujtojnë në mënyrë të papërmbajtshme pajisjet e kombëtares së futbollit të atij vendi. Kjo lëvizje e klubit anglez nuk është befasi, duke qenë se në fund të vitit të kaluar, Fondi i Investimeve Publike (PIF) i Arabisë Saudite mori pronësinë e klubit që bën gara në Premierligë. Pas projektit qëndron Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kështu që Neëcastle u bë një klub me bosët më të pasur në botë. Tifozët e Newcastle, ngjyrat kryesore të…

Read More

Ekipet kosovare të Superligës së Kosovës në futboll janë duke i mbushur ‘bateritë’ pak ditë para ndeshjeve në garat evropiane. Klubi Futbollistik “Drita” nga Gjilani është duke qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën përgatitore për ndeshjet në Ligën e Konferencës. Gazeta Enigma e ka intervistuar kryetrajnerin e “bardhekaltërve”, Ardian Nuhiun, i cili ka folur për intensitetin e përgatitjeve, formën e lojtarëve, kundërshtarin e parë në garat evropiane dhe shumëçka tjetër. Sipas Nuhiut, faza përgatitore gjithmonë është e lodhshme për futbollistët, por që këta të fundit po i përgjigjen kërkesave të shtabit teknik. “Faza përgatitore…

Read More

Ushtria ruse nuk po kursen as insfrastrukturën sportive në territorin e Ukrainës që kur ka filluar lufta. Mesfushori i talentuar i Atalantës dhe i kombëtares ukrainase, Ruslan Malinovskyi, ka postuar një foto vërtet të dhimbshme nga stadiumi në Ukrainë, Mykolaiv Stadium. Duket qartë një vrimë e madhe e hapur brenda fushës nga një raketë e ushtrisë ruse, ku mendohet të jetë rreth 5 metra e thellë. https://twitter.com/malinovskyi18/status/1541728750483685377?s=21&t=WN5J-4N8Z4CrgPG1XrXHRw Lufta ende nuk ka mbaruar dhe shteti i Ukrainës po vuan bombardimet e Rusisë.

Read More

Në nderim të ish-luftëtarëve të UÇK-së, vazhdojnë të mbahen turnire tradicionale kudo në Kosovë. Së fundmi, në Komunën e Lipjanit do të mbahet një tjetër mjaft i rëndësishëm. Në nderim të ish-luftëtarit të UÇK-së, Selatin Morina, në fshatin Rufc i Vjetër, do të mbahet një turnir në futboll. Ky turnir do të nis nga 1 korriku, 2022, prej orës 19:00. Shpërblimet poashtu do të jenë të mëdha. Vendi i parë do të shpërblehet me 1300 euro – kupë dhe medalje – kurse vendi i dytë me 300 euro – kupë dhe medalje.

Read More

Me 25 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Dragashit, ka votuar për ndërtimin e stadiumit në fshatin Blaç, raporton TV Opoja. Pas një debati të gjatë, ku u diskutua rreth ndërtimit të këtij stadiumi, asambleistët e të gjitha subjekteve politike, në fund votuan pro këtij propozim vendimi. Komuna e Dragashit për ndërtimin e këtij stadiumi ka ndarë 50.000 euro, ndërsa një pjesë tjetër do të sigurohet nga KF Opoja dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Read More

Futbollisti prishtinas, Adonis Zeqiri, që deri tash ka qenë pjesë e ekipit nga Shqipëria, Besa, i është bashkuar ekipit të kryeqytetit së fundi, Ramiz Sadiku. Ramiz Sadiku ka zyrtarizuar marrëveshjen një-vjeçare me lojtarin në fjalë, ndërsa 21-vjeçari luan kryesisht si mbrojtës. Ramiz Sadiku luan në Ligën e Parë Grupi B të kampionatit kosovar të futbollit.

Read More

Skuadra e Drenasit ka bërë të ditur se ka angazhuar portierin me përvojë, Ermal Gashi në ekip. “Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Ermal Gashin,” ka shkruar njoftimi i KF Drenasi sot. Gashi më parë ka mbrojtur për ekipet e Feronikelit, Trepçës, Onixit dhe së fundi Rahovecit.

Read More

Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën përgatitore para ndeshjeve në Ligën e Konferencës. SC Gjilani me 7 korrik do të përballet ndaj skuadrës letoneze, Liepaja, shkruan Gazeta Enigma. Kjo ndeshje për të gjithë të apasionuarit e futbollit kosovar, vjen drejtpërsëdrejti nga stadium që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të transmetohet direkt në SuperSport 4 me fillim nga ora 20:00. Kujtojmë që tifozët gjilanas, “Skifterat”, kanë paralajmëruar udhëtim të madh drejt kryeqytetit për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

Read More

Futbollisti i Kosovës Milot Rashica, sot e ka një ditë të veçantë. Ai sot e feston ditëlindjen. Rashica i mbush 26 vjeç. Vushtrriasi është nga futbollistët kryesor të kombëtares së Kosovës. Milot Rashica, ka luajtur për disa ekipe të njohura si: Twente, Werder Bremen, dhe Norwich City.

Read More