Author: FFK

Trajneri i SC Gjilanit, Zekirja Ramadani, në një intervistë për Gazetën Enigma ka folur për objektivat e klubit, stilin e lojës që pritet ta aplikojë, përforcimet, por edhe për ndeshjen e me skuadrën nga Letonia, Liepajas në kuadër të Ligës së Konferencës. Kryetrajneri i ‘kuqëbardhëve’, dhe edhë një premtim për ‘Skifterat’, “do të japim maksimumin për t’u bërë kampion”, shkruan Gazeta Egnima. Zekira Ramadani, është për rikthyer për të tretën herë në futbollin e Kosovës, konkretisht të SC Gjilani, pas angazhimeve të tij te FC Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina. Synimet thotë se i ka të qarta, synon që SC…

Read More

Nëse Karakaçi dhe Rami vendosën të vazhdojnë në Krujë, Edon Hasani nuk e ka në plan. Mesfushori i avancuar, i cili në sezonin e shkuar shkëlqeu me krutanët pritet të transferohet në Kosovë. Në adresë të shkodranit ka disa oferta, por Gjilani duket se është më pranë tij. Trajneri Zekirija Ramadani e pëlqen shumë profilin e Hasanit dhe drejtuesit e klubit po punojnë për t’ia plotësuar këtë dëshirë./panoramasport

Read More

Klubi gjilanas, FC Drita, do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit miqësore para se të fillojë rrugëtimin drejt Ligës së Konferencës. Sot me fillim nga ora 18:00, Drita do të jetë mysafire e skuadrës FC Struga, ndeshje kjo e cila zhvillohet në qytetin e Strugës, përcjellë TV Malisheva. Drita deri tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ku fillimisht barazoi 2:2 me Makedonija Gjorce Petrov, kurse shënoi fitore me rezultat minimal, 1:0, kundër kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkanit. Këto ndeshje do të jenë në rolin e kontrollueseve, para se Drita të filloj, të fillojë garat në Ligën e Konferencës. Drita…

Read More

Superliga e Kosovës në sezonin e ri pritet të jetë më interesantja që nga paslufta. Përforcimi i skuadrave është në vlugun e madh dhe të gjitha skuadrat kanë bërë ndryshime të mëdha nga pankina e deri tek transferimet e ndryshme. Se Superliga po bëhet ligë gjithnjë e më cilësore, tregon fakti se talentët nga Kosova po bëjnë hapa të madh në karrierë nga futbolli kosovar. Rasti i fundit ishte transferimi i Valmir Veliut nga Llapi në Superligën e Turqisë. Por fatin e Veliut mund ta ndjekin edhe shumë talentë të tjerë kosovarë që kanë potencial të madh. Ernis Topalli pritet…

Read More

Përleshje masive në një turne të futbollit të vogël në Kosovë. Futbollisti i Prishtinës, Medurim Hoti pati një përplasje me një futbollist kundërshtar, duke e goditur me kokë e pastaj ndodhi një sherr masiv, shkruan LIG Sport. Momenti i tij kujton legjendën e futbollit, Zinedine Zidane, qe kishte goditur mbrojtësin e Kombëtares së Italisë, Materazzi në finalen e Kupës së Botës.

Read More

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Interit. Ai ka ardhur tashmë në selinë e Interit. Palët kanë rënë dakort dhe tashsmë mbetet vetëm kalimi i testeve mjekësore për të zyrtarizuar gjithçka, teste këto që do të bëhen sot, përcjell GazetaBlic Sport. Kontrata e Asllanit me Interit do të jetë 5-vjeçare me pagë 1.2 milionë euro në sezon. Kujtojmë që mesfushori kuqezi u kërkua edhe nga Milani, për Interi u tregua më i vendosur për të bindur si Empolin ashtu edhe futbollistin.

Read More

Romelu Lukaku ka ateruar në Milano. Ylli belg ka udhëtuar drejt Italisë për të kompletuar huazimin e tij te skuadra e Inter, përcjell lajmi.net. Lojtari ka arritur në qytetin e Milanos qysh në orën 06:20 këtë mëngjes. Ai është shprehur i lumtur që po kthehet te skuadra ‘Zikaltër’. Lojtari ka bërë një fotografi me një shall të Inter.

Read More

Të përkrahet ekipi i qytetit tënd, ekipi i zemrës tënde është gjëja më e bukur që mund t’i ndodh sportit në përgjithësi. Klubet kosovare të futbollit gjatë javës së ardhshme pritet që t’i zhvillojnë ndeshjet të cilat janë të rezervuar për ta, shkruan Gazeta Enigma. FC Ballkani, FC Drita, SC Gjilani dhe KF Llapi janë ekipet që kanë siguruar vend në garat evropiane, respektivisht Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës. Presidentët e klubeve kosovare nuk kanë kursyer asgjë për t’i arritur objektivat, ndërsa objektivat në garat evropiane arrihen edhe kur lojtari i dymbëdhjetë të jetë i ‘zhurmshëm’ në përkrahje…

Read More

Ndërsa u mbyll një sezon plot me diskutime në lidhje me vendimet e gjyqtarëve dhe VAR-in, tashmë po mendohet për t’u marrë një tjetër hap për të minimizuar sadopak gabimet. Sipas raportimeve nga mediet italiane, duke filluar nga viti tjetër disa risi mund të përfshihen në VAR, duke përfshirë praninë e specialistëve përpara monitorit dhe offside-in automatik. Aktualisht, gjyqtarët e fushës veprojnë me rotacion në dhomën e VAR, ndërsa parashikohet që së shpejti aty të rrijë gjatë gjithë kohës një specialist, në mënyrë që të mos ndikohet nga gjyqtari në fushë. Një tjetër revolucion në horizont, është ai i pozicionit…

Read More

Adnan Januzaj është një nga lojtarët që pas dy ditësh që do të bëhet lojtar i lirë. Januzaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Real Sociedad pasi nuk ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën, raportojnë mediat spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport. Napoli duket se është skuadra më e interesuar për të. Trajneri i skuadrës italiane, Luciano Spalletti ka zhvilluar tashmë bisedime me rrethin e futbollistit për të mësuar për synimin e Januzajt. Napoli ka kohë që ka shprehur interesim për lojtarin me prejardhje shqiptare, andaj në këtë merkato mund të mbyll transferimin e tij.

Read More