Author: V.I

Në Vushtrri sot nuk ka qenë e lehtë ta sigurosh mes intetesimit të madh për një biletë për ndeshjen e sotme futbollistike të barazhit që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë mes FC Vushtrria dhe FC Malisheva. Fituesi i sotëm i kësaj ndeshje trefon se kush do të jetë në Superligë, Vushtrria e cila do rikthmin dhe Malisheva e cila është në fund të Superligës në tabelë. Tifozët “Forca” nga Vushtrria aë tashmë janë nisur në Podujevë kanë premtuar atmosferë të rrallë sportive në mbështetje të Vushtrrisë./vushtrriapress

Read More

Futbollisti i Trepçës ‘89, Arber Mustafa ka konfirmuar se nga sot nuk është më pjesë e klubit mitrovicas. Mesfushori ndihmoi ‘89-shin në arritjen e objektivit në këtë edicion, rikthimin e klubit në elitën e futbollit kosovar. Mustafa ka falënderuar të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për kohën e kaluar në skuadër. Njoftimi i plotë nga Arber Mustafa: Faleminderit Trepça 89 ! Nga sot nuk jam pjesë e Trepçes 89 faleminderit bashklojtarëve dhe stafit per kohën e kaluar ku në fund arritëm objektivat e klubit !

Read More

Ndasit në mes FFK-së dhe FC Dritës, kishin filluar gjatë kandidatimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe kryesisë së FC Dritës. FC Drita kishte mbështetur kandidaturën e Gramoz Vokrrit, dhe ky mendim i lirë i’u kthye boomerang nga kryetari i FFK-të, Agim Ademi, duke e dënuar drejtorin sportivë, Valon Zymberi, ndërsa më herët kishte dhënë dorheqje njëri ndër donatorët kryesorë të FC Dritës, Flamur Bunjaku, i cili nuk ishte pajtuar me politikën të cilën e udhëheq kryetari Agim Ademi. Në finalen e Kupës së Kosovës në mes Dritës e Llapit, kjo ndasi në mes FFK e FC Dritës u…

Read More

Tjetër largimin nga Skënderbeu. Ekipi korçar nuk ia doli të evitojë rrëzimin nga Superiorja dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë. Portieri Bekim Rexhepi dhe mbrojtësi Leonat Vitija njoftuan largimin nga ekipi korçar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe Dajan Shehi. “Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet sot. Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin. Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar”, shkruan qendërmbrojtësi. 25-vjeçari nga Elbasani luajti gjashtë muaj në Korçë, aty ku u transferua nga Partizani në merkaton e janarit. Shehi luajti 15…

Read More

Sot do të zhvillohet ndeshja e barazit që përcakton skuadrën që do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës për edicionin e ri. Në këtë ndeshje, Vushtrria do të përballet me Malishevën. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 16:00. Vushtrria në këtë fazë erdhi pas fitores ndaj Lirisë në barazhin e Ligës së Parë. Kompania e madhe e basteve, “bet365” tashmë ka publikuar kuotat për këtë ndeshje. Malisheva është favorite për të fituar me kuotë 1.95, barazimi vlen 3.10, kurse fitorja e vushtrriasve me 3.75

Read More

FC Drita ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka ndarë rrugët me mesfushorin, Astrit Fazliu. Fazliu zhvilloi ndeshjen e fundit me Dritën në finalen e Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle. Ai me fanellën e Dritës zhvilloi plot 122 ndeshje, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asiste. Njoftimi i plotë nga FC Drita: Faleminderit dhe suksese, ASTRIT FAZLIU Ndeshja e finalës së Kupës ishte e fundit në fanellën e DRITËS për Astrit Fazliun. Astriti me FC DRITA zhvilloi 122 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asiste. Astriti ishte një nga futbollistët tanë të…

Read More

Njëri nga trajnerët më me përvojë në futbollin kosovar që i ka dhënë shumë këtij sporti derisa ka drejtuar skuadrat më të mira në Superligën e Kosovës, Ismet Munishi ka thyer heshtjen rreth të ardhmes së tij. Ai nuk pranoi të fliste për mediat që prej kur u shkarkua nga posti i kryetrajnerit të Gjilanit në muajin prill, por tashmë që sezoni ka përfunduar, ai në një intervistë për KosovaPress ka zbuluar të ardhmen e tij. Munishi ka bërë të ditur se në sezonin e ri do ta shohim në krye të një prej skuadrave kryesore të Superligës, por ka…

Read More

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Stade de France” nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express. Kjo do të jetë përballja e nëntë mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle. Nga tetë ndeshjet paraprake, Real Madridi ka bilanc më të mirë. “Los Blancos” kanë shënuar fitore në katër ndeshje, kurse tri ndeshje i kanë takuar Liverpoolit. Një tjetër ndeshje mes këtyre skuadrave ka përfunduar baras. Pra, Liverpooli sonte ka mundësi që të barazojë bilancin e fitoreve me Real Madridin. Megjithatë, mbetet të shihet në fund se cili…

Read More

Ndeshja e barazhit Vushtrria – Malisheva i besohet Gramos Shalës. Gramos Shala do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes së barazhit të Superligës, Vushtrria – Malisheva. Gjyqtarë anësor do të jenë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Malishevës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Read More

Dy tifozët holandezë që u përfshinë në një sherr në rrugën e Barrikadave do të qëndrojnë në burg për 15 ditë. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 15 ditë për 2 tifozët. Ata rrahën 45-vjeçarin shqiptar me karrige në mes të Tiranës një ditë përpara finales së ndeshjes Roma-Feyenoord. Dy holandezët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. 45-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe u dërgua menjëherë në spital.

Read More