Author: R.J

Armando Broja kaloi një sezon të mirë me Southampton. Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares shqiptare, ishte në një formë shumë të mirë, ku ka shënuar dhe ka performuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, edhe pse në muajt e fundit ai “u zhduk”. Gjithësesi, për të ka shumë ekipe të interesuara dhe Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Napoli është një nga interesuarit për transferimin e Brojës, ku mediat italiane thonë se ata janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 25 milionë euro. Gjithashtu nga ekipet italiane është dhe Interi…

Read More

Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Reprezentuesi i Kosovës këtë e ka bërë të ditur sot përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, shkruan Gazeta Express. “Zyrtarisht Z & Znj Hadergjonaj”, ka shkruar 27-vjeçari. Kujtojmë se Hadërgjonaj nuk është grumbulluar te Kosova për ndeshjet e qershorit.

Read More

Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë të re me FC Zurichin. Klubi zviceran ka njoftuar se 28-vjeçari ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2025, shkruan Gazeta Express. Aliti është pjesë e Zurichit nga vera e vitit të kaluar. Reprezentuesi i Kosovës në sezonin e fundit regjistroi 33 paraqitje në Superligën e Zvicrës. Ai shënoi dy gola dhe shtoi një asistim. Vlen të theksohet se Fidan Aliti me Zurichin u shpall kampion për sezonin 2021/22 në elitën e futbollit zviceran. ✍️🏽 Der FC Zürich freut sich mitzuteilen, dass der Vertrag von Fidan Aliti vorzeitig um zwei weitere Jahre bis Sommer 2⃣0⃣2⃣5⃣…

Read More

Sulmuesi Dreni Gashi ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll. Gashi dhe skuadra e tij, Dukagjini kanë arritur objektivin, suke siguruar mbijetesën edhe për një stinor në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport. Në 15 ndeshjet e fundit ai dhe klubi i tij kishin seri të jashtëzakonshme, ku pësuan veç një humbje. Pas përfundimit të edicionit, Gashit i ka skaduar edhe kontrata me klubin nga Klina. Lojtari tani është i lirë dhe do të shqyrtojë ofertat që i ka.Sulmuesi nga Prishtina këtë sezon realizoi 1 gol dhe bëri 5 asistime.

Read More

Armando Broja ka rezultuar me COVID dhe sipas të gjitha gjasave e ka humbur ndeshjen e parë të Shqipërisë kundër Islandës. Megjithatë Reja po e pret sulmuesin që t’i bashkohet Shqipërisë në ndeshjen tjetër, atë kundër Israelit. Mbetet të shihet nëse Broja do të kthehet për të dhënë kontributin e tij me Kombëtaren në Ligën e Kombeve. Nga ana tjetër, sulmuesi është në fazë vendimtare te Chelsea. Tuchel i ka dhënë një shans në miqësoret përgatitore për sezonin e ardhshëm, ku do të vendos përfundimisht të ardhmen e tij. Deri tani janë zyrtarizuar tre miqësoret e para të Chelsea. Në…

Read More

Mesfushori shqiptari i Empolit, Kristjan Asllani mbylli një sezon fantastik me skuadrën e tij, ku edhe pse mjaft i ri në moshë ka qenë një nga pikat kyçe në mesfushë. Zërat për një interesim të skuadrave të mëdha në Serie A kanë nisur që në janar, por tanimë duket se ato janë hapur edhe më gjerë. Interesim për Asllanin ka edhe nga Premir League. Licester City dhe Ëest Ham janë dy skuadrat që po minitorojnë me kujdes situatën e shqiptarit dhe janë të gatshme të investojnë 10-12 milion euro për kartonin e tij.

Read More

Tifozët e Feyenoord vendosën të qëndrojnë në Tiranë edhe një ditë pas përfundimit të finales së Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord. Ata ishin prezent ditën e djeshme në takimin mes Tiranës dhe Kukësit, transmeton Gazeta Metro. Në xhiron e fundit të kampionatit të Shqipërisë u zhvillua dje në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ dueli ndërmjet Tiranës dhe Kukësit, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2-3. Megjithatë, ajo çfarë ka lënë përshtypje është fakti se disa tifozë të Feyenoord qëndruan pranë tifogrupit të Tiranës ‘Fanatics’ për të përcjellë nga afër këtë takim dhe kënduan së bashku me…

Read More

Manchester City është kampioni i këtij sezoni në Premierligë, por kjo gjë nuk i ndalon tifozët e tjerë të bëjnë shaka se si klubi anglez nuk ka tifozë. Siç raportohet nga “Transfermarkt” stadiumi “Etihad” i City gjendet në mesin e tabelës së stadiumeve më të mbushura me tifozë në këtë edicion të Premierligës. Kjo nuk bazohet në numrin e biletave të shitura, por në atë se sa nga njerëzit hyjnë në stadium dhe përqindja që krahasohet me kapacitetin e stadiumit të tyre.Çuditërisht, kësaj liste i prinë skuadra e Leicester Cityt me 99% të stadiumit të mbushur me tifozë, kurse në…

Read More

Pas konfirmimit të Kombëtares së Kosovës se Edvin Kurtulus ka vendosur të përfaqësojë Suedinë, ka ardhur edhe reagimi nga vet lojtari. Kurtulus përpos që e braktisi Kosovën, tani ka shkuar edhe më larg. Menjëherë e ka fshirë emrin e Kosovës nga Instagrami i tij, ku e kishte të theksuar se e përfaqësoon Kosovën, shkruan Gazeta Express. Ai në biografinë e shkurtër në profil shkruante se luan për Hammarbyn dhe Kosovën, kurse para pak çastesh e ka fshirë emrin e Kosovës, duke e lënë vetëm atë të ekipit suedez. Mbrojtësi 22-vjeç deri më tani ka luajtur për ekipin e shpresave të…

Read More

Mbrëmë është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi Llapi pasi e mposhti Dritën me rezultat 1:2. Kjo finale u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” me një numër të konsiderueshëm të tifozëve, të cilët krijuan atmosferë të bukur ashtu siç i ka hije një finale të futbollit, shkruan Insajderi. Në afërsi të rrethojave të stadiumit, ka mbetur bërlloku i krijuar nga ndeshja e mbrëmshme. Insajderi ka siguruar një video dhe disa fotografi, në të cilat shihet bërlloku i cili nuk krijon një imazh të mirë, duke ditur se sot përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës ka mbajtur konferencën…

Read More