AKTUALE

    Kushtrim Gashi bëhet shpejt me skuadër të re

    July 11, 2022

    Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit

    July 11, 2022

    Hoxha flet para duelit kthyes ndaj Liepajës, i bindur në…

    July 11, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit
    Futbolli vendor

    Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit

    By FFKJuly 11, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    E martja do të jetë ditë e rëndësishme për futbollin kosovar, në veçanti për qytetin e Suharekës dhe skuadrën e FC Ballkanit.

    FC Ballkani sot ka udhëtuar drejt Lituanisë për t’u përgatitur para ndeshjes kthyese ndaj skuadrës së Zalgirisit.

    Djelmoshave të udhëhequr nga trajneri Ilir Daja i duhet fitorja në këtë ndeshje për t’u kualifikuar tutje, pas barzimit 1-1 para një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Gazeta Enigma ka kontaktuar trajnerin e futbollit Arbnor Morina i cili thotë se si Ballkani ashtu edhe Zalgiris i kanë gjasat e barabarta për ndeshjen e nesërme.

    “Nesër Ballkani nuk është pa gjasa për të kaluar më tutje, sipas meje çdo gjë fillon prej fillimit edhe të dy ekipet janë të nivelizuara të barabarta. Ballkani deri më tasht ka treguar një organizim të mirë, një punë të mirë edhe jo rastësisht ka mbërri aty ku ka me lujt nesër. Të dyjat i kanë gjasat e barabarta dhe çdo gjë fillon prej fillimit”, ka thënë Arbnor Morina për Gazetën Enigma.

    Morina ka komentuar edhe ‘konfliktin’ e mesfushorit Kushtrim Gashi me trajnerin Ilir Daja.

    Ai thotë se Gashi dhe Ballkani duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët pasi i duhen njëri-tjetrit.

    “Në anën tjetër sot e lexova një lajm lidhur me Kushtrimin, ku kishte disa informata që ka me ndërru skuadër, unë besoj edhe klubi edhe Gashi kanë me e gjetë gjuhën e përbashkët, pasi njëri-tjetrit i nevojitën shumë”, vlerëson trajneri i Ferizajt.

    Zalgiris – Ballkani luhet të martën nga ora 18:00.

    Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë gjyqtarët nga Norvegjia. Gjyqtari kryesor do të jetë Kristoffer Hagenes i asistuar nga Kim Thomas Haglund dhe Jan Erik Engan.

    Talenti dhe kualiteti në fushën e blertë nuk i mungon skuadrës së Ilir Dajës, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodh brenda 90 minutave, apo do të duhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta, apo të vendoset përmes gjuajtjve së penalltive.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Kushtrim Gashi bëhet shpejt me skuadër të re

    July 11, 2022

    Hoxha flet para duelit kthyes ndaj Liepajës, i bindur në…

    July 11, 2022

    Tifozët e Buducnostit nuk bëjnë kërkesë për të ardhur në Prishtinë për ndeshjen kundër Llapit

    July 11, 2022

    Drenica fillon sot stërvitjet, ky trajner pritet që t’i drejtojë “kuqezinjtë”

    July 11, 2022
    AKTUALE

    Kushtrim Gashi bëhet shpejt me skuadër të re

    July 11, 2022

    Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit

    July 11, 2022

    Hoxha flet para duelit kthyes ndaj Liepajës, i bindur në…

    July 11, 2022

    Tifozët e Buducnostit nuk bëjnë kërkesë për të ardhur në Prishtinë për ndeshjen kundër Llapit

    July 11, 2022
    TË TJERA

    Berisha largohet nga Turqia, sytë ka kjo ligë e madhe

    July 11, 2022

    Tifozët e Buduçnostit e paralajmërojnë me provokim ardhjen në Prishtinë

    July 11, 2022

    A do të qëndrojë në Lazio? Përgjigjet Vedat Muriqi

    July 11, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.