AKTUALE

    Ja sa muaj qëndroi në postin e trajnerit tek Gjilani, Ismet Munishi

    April 25, 2022

    Njihuni me trajnerin “rekordman” në futbollin kosovar!

    April 25, 2022

    Gjilani e shkarkon trajnerin Ismet Munishi

    April 25, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Agim Ademi nuk piku prej qiellit, delegatët e zgjodhën sepse e duan në krye të FFK-së
    Futbolli vendor

    Agim Ademi nuk piku prej qiellit, delegatët e zgjodhën sepse e duan në krye të FFK-së

    By V.IApril 14, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Një pjesë e vogël e të pakënaqurve (delegatëve të Kuvendit të FFK-së) vazhdojnë zhurmën edhe më tej kundër rizgjedhjes së Agim Ademit president i Federatës së Futbollit të Kosovës!

    Një zhurmë e mentalitetit ballkanik dhe e pakuptueshme! E para, me 6 prill u mbajt Kuvendi zgjedhor i FFK-së! E dyta, vetëm 15 delegatë e lëshuan Kuvendin, ndërsa 43 ishin brenda! E treta, po të ndodhte e kundërta vaj halli për Agim Ademin.

    Pra, sikur 15 delegatë të ishin brenda e 43 të lëshonin Kuvendin, atëherë do të mbaronte loja për Agim Ademin.

    Agim Ademi u votua nga 42 delegatë, një abstenoi dhe fitorja ishte shumë bindëse.

    Shumica dërrmuese votoi për Ademin, kjo ishte vula e fitores së tij. Kjo u pa botërisht dhe nuk kishte asgjë fshehurazi! Ndaj, një zhurmë e panevojshme tash e sa ditë! Delegatët e Kuvendit vendosën për atë që menduan që është më i miri.

    Sikur mos ta donin Agim Ademin, ai nuk do të kishte as kuorum për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor.

    Agim Ademi nuk piku prej qiellit! Vite e vite është në futbollin e Kosovës, sidomos në vitet më të rënda, që disa as që kanë marrë mundin të shkojnë nëpër livadhe e fusha të improvizuara të shohin futbollin, duke ruajtur veten nga pushtuesi serb. I keq e i mirë, ky është Agim Ademi, askush nuk mund t’ia mohoi kontributin dhe rezistencën e tij me një armatë sportistësh ndaj pushtuesit serb, shkruan Botasot.

    Edhe pas luftës ka qenë i angazhuar në futboll, si president i KF Kosova e Prishtinës, pastaj si nënkryetar i FFK-së dhe tani edhe si president i FFK-së. Agim Ademi nuk piku prej qiellit në FFK, por erdhi me votat e delegatëve! Me një logjikë të thjeshtë: A më shumë bëjnë 42 vota pro, a 15 që dolën jashtë kuvendit? Logjika është e thjeshtë, 42! Është e kuptueshme që opozita e luan rolin e opozitës dhe është normale, por duhet të pajtohet me realitetin dhe humbjen.

    Kuvendet janë procese demokratike, të gjithë nuk e fitojnë garën, vetëm njëri! Kur do shumica, vetëm heqë kapelën.

    Nëse dikujt i pengon vetëm pse e ka emrin Agim Ademi, është çështja e tij, por nuk mund ta mohoi votën e shumicës! Nëse dikush nuk do që të ulet apo komunikojë me Agim Ademin, është e drejtë e tij, por jo ta mohoi zgjedhjen e tij nga shumica dërrmuese e delegatëve.

    Agim Ademi, nuk e ka problem t’i mbath edhe çizmet e t’i grah punës bashkë me bashkëpunëtorët e tij sepse u mësua në vitet e 90-ta, duke vrapuar së bashku me mijëra sportistë për të mbajtur gjallë sportin. Agim Ademi është në krye të FFK-së sepse vendosën 42 delegatë, nuk piku aty pse është më i bukuri apo rastësisht!

    Kuvendi vendosi! Po mos t’i kishte votat do të shkonte në shtëpi, por votat i mori edhe për një mandant katërvjeçar. A ka faji Ademi pse e votuan shumica? Kjo është çështje e delegatëve që i besuan dhe i dhanë edhe një mandant 4-vjeçar.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Pse mediat në Kosovë nuk kanë qasje në kontratat e lojtarëve të Superligës së Kosovës?

    April 25, 2022

    Ja çfarë i dhuroi Enis Bardhi lojtarit të Ferizajt

    April 25, 2022

    Agim Ademi viziton Rexhepin në Spital

    April 24, 2022

    “Ti nuk do ecësh kurrë vetëm”, Hoti shpreson që Liverpool do të bëhet kampion

    April 24, 2022
    AKTUALE

    Ja sa muaj qëndroi në postin e trajnerit tek Gjilani, Ismet Munishi

    April 25, 2022

    Gjilani e shkarkon trajnerin Ismet Munishi

    April 25, 2022

    Pse mediat në Kosovë nuk kanë qasje në kontratat e lojtarëve të Superligës së Kosovës?

    April 25, 2022

    Shumë skuadra kosovare me Albanin, i japin mbështetje të madhe në rrjetet sociale

    April 25, 2022
    TË TJERA

    Mësohet gjyqtari që do e drejton mega ndeshjen Man.City – Real Madrid

    April 25, 2022

    Dy kushtet e Interit për rikthimin e Lukakut

    April 25, 2022

    Berisha: Jam përballur me Ronaldon e Benzeman, por ky sulmus mbetet më i vështirë për mua

    April 25, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.