AKTUALE

    Batatina “thumbon” sërish gazetaren Qeqa Krelani

    April 22, 2022

    “Zhduket” në fushë Broja

    April 21, 2022

    Strakosha mungon në stërvitje – alarmohet Sarri

    April 21, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Ademi: Vokrri ishte mbret i futbollit por edhe mbret i tavolinës
    Futbolli vendor

    Ademi: Vokrri ishte mbret i futbollit por edhe mbret i tavolinës

    By V.IApril 16, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka rrëfyer njohjen e tij me legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin.

    Ai ka treguar se njohjet e tij me legjendën e fushës së blertë kanë filluar qysh në zhveshtoret e Stadiumit të atëhershëm të qytetit, por që njohja më nga afër ndodhi më pas.
    Agim Ademi nuk ka kursyer fjalët më të mira për Vokrrin, madje atë e ka quajtur jo vetëm mbret të futbollit por edhe mbret të tavolinës, sepse siç e përshkruan ai ishte natyra altruiste e Vokrrit që e bënte atë të ishte në qendër të vëmendjes.

    “Fadil Vokrrin e kanë njohur të gjithë por për ne që jemi marrë me futboll, Fadil Vokrri ka qenë legjenda e Kosovës dhe unë kam qenë një prej 10 mijë futbollistëve që i ka pasë Kosova atëherë, do me thënë kam luajtur në ligat lokale të Kosovës dhe realisht nuk kam pasur një kontratë profesionale të kalibrit të Fadil Vokrrit, por e kam njoftë sepse kam pasë fatin që të ndajmë zhveshtoret në stadiumin e qytetit që ka qenë në Prishtinë dhe jemi njoftë edhe në ndeshje kontrolluese nganjëherë, ku shumicën e rasteve kemi qenë ekipi ynë që na kanë marrë kur u jemi dashur atyre. Por kam pasë edhe marrëdhënie shoqërore më vonë, pra nuk mund të them që Fadil Vokrrin nga fillimi e kam pasur shok, shokun më të mirë, por kohën e fundit kemi qenë të pandashëm dhe edhe kur ka qenë jashtë më ka vizitu kudo që kam qenë, e kam vizituar edhe në shtëpinë e tij në Francë. Më pastaj kemi punuar bashkë kur kemi ardhë këtu me fillu me punu. Para se me fillu në Federatë të Futbollit, Fadil Vokrri, sa herë që ka ardhë në Kosovë, mund të them që jam prej njerëzve të parë që jam takuar me të, bile, bile kemi pritë në Hotelin Grand çdo herë, në terasën e Hotelit Grand që ka qenë. 99 për qind të rasteve sa herë që ka ardhë drejtpërdrejt nga aeroporti ka ardhë në Grand dhe kemi pi nga një kafe”, është shprehur Ademi në Infokus.

    Ndërsa i pyetur se cila janë kujtimet më të mira që i ruan me legjendën, ai ka thënë se me Fadil Vokrrin, çdo njeri ka pasur lidhje të veçantë, sepse më secilin njeri ai e ka pasur një lidhje të veçantë.

    “Fadili ka qenë i veçantë sepse pothuajse më secilin njeri e ka pasur një lidhje të vecantë, të tillë e ka pasë edhe me mua. Kam pasë shumë – shumë kujtime me të, shumë raste sepse kemi qenë edhe në kohën kur kemi qenë në federatë bashkë dhe kemi qenë pothuajse të pandashëm. Fadili ka qenë i jashtëzakonshëm mos të flasim për në fushën e gjelbër, por edhe në tavolinë. Fadili qysh ka qenë lider në fushën e gjelbër, gjithmonë ka qenë edhe protagonisti kryesor edhe në tavolinë. Jo vetëm për famën e tij që e ka pasë por për mirësinë e tij, për gjestet e tij. Unë quaj mbret edhe i tavolinës për të gjitha çështjet”, ka thënë Agim Ademi për njohjen e tij me legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Batatina “thumbon” sërish gazetaren Qeqa Krelani

    April 22, 2022

    Ky gjyqtar debutoi këtë mesjavë në futbollin kosovar

    April 21, 2022

    Klubet shqiptare në Kupat e Evropës, ja përfitimet financiare nga ana e UEFA-s

    April 21, 2022

    SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje, i dhuron fanellën e nënshkruar nga futbollistët

    April 21, 2022
    AKTUALE

    Batatina “thumbon” sërish gazetaren Qeqa Krelani

    April 22, 2022

    Ky gjyqtar debutoi këtë mesjavë në futbollin kosovar

    April 21, 2022

    Ky është talenti që po shkëlqen në Ligën e Parë

    April 21, 2022

    Rikthimi i Trepçës ’89 në Superligë, objektivat madhore në elitë dhe e ardhmja e tij, flet hapur Shpëtim Idrizi

    April 21, 2022
    TË TJERA

    “Zhduket” në fushë Broja

    April 21, 2022

    Strakosha mungon në stërvitje – alarmohet Sarri

    April 21, 2022

    Burnley-Southampton, Broja starton nga minuta e parë

    April 21, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.