Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Viena të Austrisë në kongresin e UEFA-s.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin austriak, Ademi ka takuat shumë personalitete të njohura të futbollit evropian dhe botëror.
Para pak minutash ai ka publikuar një foto së bashku me të parin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe homologun e tij shqiptar Armand Duka.
Ademi e Duka duket se kanë raporte të shkëlqyera me numrin një të FIFA-s, pasi në foto janë shumë të afërt dhe shihet një raport i tyre tejet miqësorë.
“Kënaqësi dhe privilegj të kesh raporte të ngushta e miqësore me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino”.
“E falënderova për mbështetjen dhe vëmendjen që i jep futbollit të Kosovës, teksa në prag të 6-vjetorit të anëtarësimit në FIFA edhe një herë ia shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar për kontributin e tij në procesin e anëtarësimit”, ka shkruar Ademi. /Gazeta Olle/