AKTUALE

    Komplikohet shitja e Vedat Muriqit, ky dekret në Itali po ia vështirëson punët Lazios dhe lojtarit

    June 27, 2022

    Kosova e shkatrron Maqedonin e Veriut në miqësoren e sotme

    June 27, 2022

    Prishtina rikthen në skuadër pas 4 vitesh këtë lojtar

    June 27, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»​Ademi në përvjetorin e Vokrrit: Ai mbetet pjesë e motivimit të gjeneratave të reja
    Futbolli vendor

    ​Ademi në përvjetorin e Vokrrit: Ai mbetet pjesë e motivimit të gjeneratave të reja

    By G.LJune 9, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vlerësuar lartë kontributin e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri i cili sot katër vite më parë u nda nga jeta.

    Ademi në një shkrim të publikuar ne “Facebook”, ndër të tjera ka thënë se Vokrri mbetet pjesë e motivimit të gjeneratave të reja dhe se personalisht ndihet i nderuar që ishte në mesin e miqve të tij.

    Postimi i plotë i Agim Ademit në “Facebook”

    Sot bëhen katër vjet që kur na la presidenti, miku dhe Legjenda jonë, Fadil Vokrri. Një figurë emblematike e futbollit të Kosovës, që në rininë e tij të hershme u shqua si njëri nga futbollistët më të spikatur në trojet shqiptare dhe jo vetëm, derisa për shumë vite u dallua edhe si drejtues i denjë i FFK-së.

    Sot, Legjenda na mungon të gjithëve fizikisht, por përherë mbetet në kujtimet tona si një personalitet i cili me karrierën e tij të bujshme i dha vlera të mëdha futbollit të Kosovës, teksa udhëhoqi me sukses procesin e anëtarësimit në UEFA e FIFA.

    Fanella me numrin 9 e simbolizonte karrierën e tij madhështore. Tani 9 qershori e simbolizon përkujtimin e tij të përjetshëm, teksa në çdo ndeshje të Kombëtares së Kosovës minuta e 9-të simbolizohet me brohoritjet e tifozëve me emrin e tij.

    Fadil Vokrri mbetet pjesë e motivimit të gjeneratave të reja, derisa për shumë breza që kishin fatin të luanin, të punonin e të ishin afër tij mbetet kujtim krenarie.

    Jam i nderuar që isha në mesin e miqve të tij të shumtë, por edhe krahu i tij i djathtë në rrugëtimin drejt ndërkombëtarizimit.

    Së bashku kaluam nëpër shumë peripeci, por punuam në vazhdimësi me këmbëngulësi që futbolli i Kosovës të jetë në nivelin ku është sot.

    Tani arritjet tona janë pjesë e përkushtimit në punë dhe u dedikohen të gjithë atyre që punuan e kontribuuan në futbollin kosovar që nga ditët e para të mëvetësimit.

    Sot, në këtë datë, rastisi që Kombëtarja jonë të luajë kundër Irlandës së Veriut, ndeshje e cila do të jetë në përkujtim të tij dhe rezultati i saj, i cili shpresojmë se do të jetë pozitiv, do të jetë i dedikuar për Fadil Vokrrin.

    Pusho i qetë LEGJENDË!





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Rapa u largua nga SC Gjilani, mbrojtësi i bashkohet klubit të madh shqiptar

    June 27, 2022

    Biletat për ndeshjen Ballkani – Zalgiris do të shiten në mënyrë online

    June 27, 2022

    Rashica befason shkollën e futbollit Vushtrria në Shqipëri

    June 27, 2022

    Prishtina nisi sot stërvitjet – prezentë ishin edhe disa nga transferet

    June 27, 2022
    AKTUALE

    Prishtina rikthen në skuadër pas 4 vitesh këtë lojtar

    June 27, 2022

    Rapa u largua nga SC Gjilani, mbrojtësi i bashkohet klubit të madh shqiptar

    June 27, 2022

    Biletat për ndeshjen Ballkani – Zalgiris do të shiten në mënyrë online

    June 27, 2022

    Zyrtare: Largim i madh nga Vushtrria

    June 27, 2022
    TË TJERA

    Komplikohet shitja e Vedat Muriqit, ky dekret në Itali po ia vështirëson punët Lazios dhe lojtarit

    June 27, 2022

    Kosova e shkatrron Maqedonin e Veriut në miqësoren e sotme

    June 27, 2022

    Skuadra shqiptare tenton goditjen e madhe, synon futbollistin nigerian

    June 27, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.