Pas një sezoni tejet të vështirë, Feronikeli nuk arriti të mbijetojë në Superligën e Kosovës në futboll.
Për pjesën kryesore të sezonit, kjo skuadër luajti me ekipin e juniorëve, të cilët megjithatë dhanë maksimumin e tyre, shkruan Gazeta Olle.
Disa nga ta, lanë përshtypje duke treguar paraqitje të mira, siç ishte edhe kapiteni i ekipit, Endrit Kastrati.
Kastrati ishte kapiteni i skuadrës në stinorin vjeshtor, duke bartur barrën kryesore të skuadrës.
Qendërmbrojtësi me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me skuadrën e Feronikelit.
Kastrati më herët ishte pjesë e Arbërisë dhe Drenasit, ndërsa tani është në kërkim të një aventure të re në karrierën e tij futbollistike.