Tregohen arrogant dhe nuk vendosin maska, pasagjerët e aeroplanit i grushtojnë dy anglezë

0
35

Shqelma dhe grushte vunë në alarm udhëtarët.

Avioni me turistë po shkonte për në Ibiza, por dy pasegjerë të dehur dhe të padisiplinuar anglezë refuzuan të vinin maska ​​gjatë fluturimit, që u nis nga Amsterdami.

Pamjet tregojnë dy pasagjerët anglezë duke luftuar fizikisht me të tjerët pas fluturimit.

Ata u arrestuan nga policia spanjolle kur avioni mbërriti në Ibiza.

Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndaj burrave për të ndaluar sherrin.

“Ka fëmijë këtu” – kanë thurrur ata, që të ndaleshin rrëmujat dhe paniku.

Në fund të videos, një nga pasagjerët që shkaktoi rrëmujën shihet i shtrirë në dysheme në rreshtin e aeroplanit, me duar të prangosura pas shpinës. Janë edhe këto disa nga pasojat që po lë koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here