Tha se Kosova mund të përfundojë si Palestina, Shala i reagon Hysenit: Qysh folë more njeri kështu hej?

0
71

Koordinatori për dialogun me Serbinë Skënder Hyseni, ka deklaruar se nëse Kosova nuk e nënshkruan marrëveshjen përfundimtare, do të përfundojë si Palestina.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar analisti politik Krenar Shala, duke thënë se Hyseni po i ndihmon Serbisë në dialog, përcjell Bota sot.

Shala ka theksuar se Kosova mund të marrë shembul Zvicrën dhe Tajvanin, nëse Serbia nuk e njeh pa ndonjë kundërvlerë.

Ai ka thënë se duhet dikush t’ia kujtojë Hysenit, se në pozitën e koordinatorit është për shkak të biznesit politik me Hashim Thaçin, e jo vullnetit të qytetarëve.

Reagimi i tij në Facebook:

Depresion, koha shumë e keqe..si n’Holandë…s’kemi çka me bo pos me ia tranu njoni-tjetrit Facebook-in me statusa çdo dy-tre minuta.

Shkojmë tash. Koordinatori i Presidentit Thaçi, që ende nuk ka dhonë dorëheqje përkundër që ka përfundu karriera e tij politike, z. Skender Hyseni po thotë që nëse nuk e nënshkrujmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, kemi mu bo si Palestina.

Jaaaa! Ksi elite politike që i nimon vetes, e përmbys shtetin edhe përmes korrupsionit e budallakinave tjera i nimon pozicionit dialogues të Serbisë, nuk ka. Qysh folë more njeri kështu hej?! Qysh t’i n’start po ja dobëson pozicionin dialogues shtetit që je tu e përfaqësu e po ja forcon pozicionin dialogues Serbisë.

Le t’ia kujtojmë z. Hyseni që Serbia nuk është ka don me e njoftë Kosovë pa naj kundërvlerë. E kjo kundërvlerë osht ose shkëputja e një pjese të territorit ose gjymtim i kohezionit social e institucional për së brendshmi. Le t’ja kujtoj dikush gjithashtu z. Hyseni që mos-arritja e një marrëveshje me Serbinë nuk do të thotë domosdoshmërisht shndërrimi i republikës sonë në territori siç është Palestina. Ka shembuj tjerë që mundet me i ndjekë Kosova, nëse Serbia nuk e njeh pa ndonjë kundërvlerë. Është psh Zvicra. Psh, Zvicra deri në vitin 2003 nuk ka qenë as antare e OKB-së, po ka qenë dhe osht shteti ma i pasur edhe ma i konsoliduar në Evropë. Ose shembulli tjetër osht Tajvani. Tajvani njihet vetëm nga 18 shtete, por Tajvani e ka një ekonomi që krahasohet me ekonomitë e vendeve ma të pasura në botë dhe e ka po ashtu një ushtri që është e gatshme me i rezistu fuqisë ushtarake të shtetit ma t’fortë në botë pas Amerikës, pra Kinës.

Le t’ia rikujtoj dikush z. Hyseni që ai është aty jo për shkak të vullnetit qytetar, po për shkak të biznesit politik të Thaçit dhe se Kosova ka elitë politike që edhe mundet me i bo ballë sfidave që ndërlidhen me shtet-ndërtimin po edhe sfidave që ndërlidhen me sulmet diplomatike të Serbisë kundër integritetit, sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here