“Shteti i merr 18 mijë euro për personat e prekur me virus” – Avokati kosovar rrëfen bisedën me një kamarier në Shqipëri

0
268

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka rrëfyer një bisedë të tij me një kamarier shqiptar, i cili nuk beson në ekzistencën e COVID-19.

Në një shkrim në Facebook, Koci, tregon si tha kamarieri që secili shtet i merr nga 18 mijë euro për secilin qytetar të deklaruar si të prekur me koronavirus.

“Krejt është politikë kjo puna e Covidit. Për çdo të sëmurë, shteti po i merr ka 18.000 euro. S’ka virus. Asnjëri prej rrethit tim nuk e ka pasur” – po më thotë kamarieri në restoranin e Hotelit Brilliant, në Qerret.

Restorani plot: jashtë e brenda.

Po e kqyri: djali i pashëm, i sjellshëm – mbi të gjitha me maskë.

Provova me ia shpjegu – e pashë që është e kotë.

Me ja nisë me debatu me te, ja prishi vetës. Ku me e mësu une tash 35 vjeqarin.

“Derisa po e mban maskën mirë është puna.” – i thashë.

Po qeshë.

I pëlqeva si duket, ama nuk e kuptojke ku po e orientoj muhabetin.

Derisa erdhi ushqimi i porositur, kënga La Bohéme – e Charles Aznavour, filloi për të tretën herë rend.

Shumë më pëlqen kjo këngë por nuk mujta pa i thënë: “ Kamarier, e treta herë po shkon kënga e njejtë. A po e ndrron?”

Vazhdoj prap me këngëtar francez.

“Çka punon ti?” – më pyeti

“Avokat”

“Njëmend nuk po e din punën e 18.000 eurove që merr shteti për çdo të lajmëruar si të sëmurë prej Covidi a?” – po i hapë sytë

“A po ma bjen një birrë Korça?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here