Në Mitrovicë “nuk ekziston” virusi, organizohen festa me ‘Dj’ nëpër kafene afër liqenit

0
20

Qytetarët e Mitrovicës duket se po e nënvlerësojnë rrezikun e infektimit nga Covid-19. Kjo për shkak se gjatë ditës, por edhe tash në mbrëmje, po vazhdon grumbullimi i qytetarëve në kafene dhe kremtime të organizuara.

Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar për një rast ku të rinjtë e qytetit të Mitrovicës janë mbledhur në një kafene për t’u argëtuar me një “Dj”.

Lexuesi që ka dërguar videon transmeton se kjo festë është organizuar afër liqenit akumulues.

Ndërkohë që veç sot janë raportuar 13 të vdekur dhe 245 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, të shtrirë në QKUK dhe spitale tjera janë më shumë se 400 pacientë me Covid-10.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 217 pacientë të konfirmuar me koronavirus po trajtohen në klinikat e QKUK-së, ndërkaq 231 të tjerë në spitalet rajonale.

Numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, përkatësisht 104 pacientë.

Ndërkaq, sa i përket spitaleve rajonale, në spitalin e Prizrenit është numri më i madh i pacientëve me koronavirus, përkatësisht aty po trajtohen 59 pacientë.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 20 pacientë janë vënë në respiratorë, 22 të tjerë po trajtohen me makinën për frymëmarrje të njohur me shkurtesën CPAP, ndërkaq 390 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here