“Luli, SHIK-u dhe vrasjet e…”, vjen goditja e fortë për Kadri Veselin: Kjo e pret në Gjykatën Speciale

0
14

Përveç peridentit Hashim Thaçi, Gjykata Speciale ka propozuar aktakuzë edhe ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i njohur gjatë luftës si komandant “Luli”, i cili njëherit ishte edhe shef i organizatës famë keqe, SHIK, organizatë kjo e cila shpesh herë është akuzuar publikisht se qëndron prapa vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Në aktakuzën e propozuar ndaj Thaçit e Veselit, ndër tjerash akuzohen edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, e ku shumica që mbeten të vrarë në Kosovë ishin anëtarë të partisë së Ibrahim Rugovës, LDK-së.

Tani kur Thaçi e ka përfunduar intervsitimin e tij, ku për katër ditë rresht u mor në pyetje nga prokurorët e Speciales, një gjë të tillë pritet ta bëjë në javët në vijim edhe “Luli”, ish shefi i SHIK-ut.

Por çfarë e pret Kadri Veselin në Gjykatën Speciale, dhe për çka pritet të merret në pyetje ai?

Për këto e shumë të tjera, për gazetën “Bota Sot” flet Nexhat Haziri, analist politik dhe njëri ndër personat që vazhdimisht ka ngritur zërin për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë.

ImageNexhat Haziri

SHIK-un e Kadri Veselit, Nexhat Haziri e quan organizatë kriminale, veprimtaria e së cilës duhet të hetohet nga Gjykata Speciale.

“Çdo hetim i Gjykatës Speciale pa hetimin edhe të organizatës kriminale SHIK, e cila veproi për llogari të eksponentëve të UÇK-së e më pas të PDK-së, do të ishte gjysmak dhe drejtësia nuk do të vihej në vend, pasi për këtë organizatë ka dyshime dhe dëshmi të bazuara se qëndron pas vrasjeve politike në Kosovë, dhe bizneseve të paligjshme që nga ditët e para të periudhës së pas luftës”, thotë Haziri për “Bota Sot”.

“Dhe natyrisht këtë e kanë pasur parasysh edhe hetuesit e Gjykatës Speciale, pasi jo pak raporte të inteligjencës ndërkombëtare qofshin ato të NATO-s por edhe të partnerëve tanë si nga Gjermania , SHBA-të, Britania e Madhe, ish-prokuror të EULEX-it ,etj e kanë profilizuar SHIK-un si një organizatë të rrezikshme kriminale, e cila qëndron pas vrasjeve politike në Kosovë, frikësimin dhe shantazhimin e kundërshtarëve politik për llogari të ish-komandantëve të UCK-së dhe PDK-së”, shprehet analisti Haziri.

Më tej, ai ka treguar se për çfarë do të merret në pyetje Kadri Veseli në Gjykatën Speciale.

“Andaj Kadri Veseli, që tashmë ka një propozim aktakuzë nga prokuroria e Gjykatës Speciale, padyshim se do të pyetët edhe për organizatën SHIK, të cilën e ka drejtuar për shumë vite, dhe për të cilën po ashtu është hetuar nga prokurorët ndërkombëtar”, thekon Haziri.

Për fund, ai thotë se Gjykata Speciale do të zbardhë gjitha vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Unë pres dhe jam shumë optimist se Gjykata Speciale do të zbardhe veprimtarinë e organizatës kriminale SHIK-u dhe përgjegjësitë e saja për vrasjet politike dhe të konfirmoj atë që janë thënë e shkruar jo vetëm në opinionin publik vendor, por edhe nga shërbimet e inteligjencës ndërkombëtare dhe nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, se kjo organizatë nuk ka qenë asnjë herë në shërbim të Kosovës dhe të sigurisë së saj, por vetëm një organizatë e tipit të sipërmarrjeve të përbashkëta kriminale e cila përmes vrasjeve të zyrtarëve të lartë të LDK-së, bashkëpunëtorëve të ngushtë të Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, ka mbështetur politikan të caktuar , por edhe parti politike, siç është PDK-ja, në rrugën e tyre për tu ngjitur në majat e pushtetit në Kosovë”, përfundon analisti Nexhat Haziri për gazetën “Bota Sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here