Ishte në takimin e Brukselit, zbulon gënjeshtrat e Gjuriqit, Mustafa flet edhe për 9 pikat e marrëveshjes që u publikuan dje

0
32

Të enjten përfaqësuesit e Kosovës në dialog me Serbinë janë takuar në Bruksel.

Nga Kosova ishte koordinatori i Kosovës për bisedime Skender Hyseni dhe profesor Muhamet Mustafa.

Pas takimit në mediat serbe janë raportuar deklaratat e Marko Gjuriqit i cili sipas Mustafës ka gënjyer, duke thënë tjera gjëra, ndërsa në tavolinën e bisedimeve nuk i ka theksuar ato.

Në këtë shkrim, Mustafa flet edhe për 9 pikat që u bënë publike gjatë ditës së djeshme.

Postimi i plotë:

DIALOGU NE BRUKSEL – REALITETI REAL DHE REALITETI VIRUAL KOSPIRATIV

( Në margina të bisedimeve të së enjtes midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë)

Përderisa Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në tentim të arritjes së marrëveshjes finale ka marre një ritëm ne Bruksel , spekulimet dhe konspiracionit ndersakambcat , si pjese e nje lufte speciale propagandistike kundër Kosoves kane filluar të intensifikohen në Kosovë dhe jashtë saj sidomos nga eksponentë të qeverise se Serbisë. Si pjesemarrës i raundit që u zhvillua të enjten u ballfaqova me dy realitete , atë që u zhvillua ne Bruksel dhe atë virtual te sajuar nga lufta propagandistike e dizajnuar në Serbi dhe gjetiu nga aleatë të saj , dhe eksponentë te luftës politike ( primitive) që e shfrytëzojnë këtë kuzhine për të sulmuar rivalët politikë). Pa hyrë në vlerësimet politike, të cilat i prezntoi në menyrë adekuate Korodinatori shtetëror i Kosovës, duke qenë dëshmitar i asaj që realisht ndodhi këtë të enjte ne Bruksel po marrë vetëm pak shembuj :

– Gjuriq u tha gazetarëve se gjaja kishte “ deklaruar se 206 mijë serb janë shperngulur ose cvendosur nga Kosova që nga viti 1976 “. Ai këtë nuk e ka thnënë në tavolinën e bisedimeve te enjtën. Po ta thoshte ai e di se do të vinet në pozitë edhe më të vështirë se sa që ishte , kur do ti citoheshin të dhënat nga burimet zyrtare dhe statistikore te ish Fedratës , të Kosovës dhe të vet Serbisë , se në Kosovë , me 1976 e asaj pas atij viti nuk kanë jetuar asnjëherë 206.000 serbë. Po të ishte e vërtetë kj që thotë Gjuric , sot nuk do të kishte fare serbë në Kosovë ! Andaj konstruktet dhe bllofet e tilla nuk do ti funksionojnë.

– Ai më tutje mediave u tha se gjoja ne” kemi tentuar ti japim një dokument lidhur me CEFTA dhe se e kishte refuzuar se nuk pranon ultimatume”. Krejtësisht e pavërtete . Serbia ka probleme me zbatimin e marrëveshjes se CEFTA duke e shkelur atë. Kosova e ka pozitën e vet ne këtë asociacion ( që domsodo duhet të avncojë) por këtë nuk do ta bëjë përmes Serbisë. Serbia ka probleme aty me shkeljet qe bën ndaj Kosovës dhe evntualisht ndaj vendve tjera.

– Paska dalë një “ Dokument” i z. Lajcak me 9, pika 100% kundër Kosovës. Burime “ disa qarqe diplomatike” . Meqenëse kjo i adresohet atij, ai sigurisht do te flasë vet për këtë , por kjo më parë duhet të jetë prodhim I dizajnerëve të luftës speciale për trazuar edhe më shumë skenën politike dhe luftën primitive ndërpartiake dhe brenda partiake, për ta vështirësuar koslodimin institucional në Kosovë përgjithësisht dhe në sidomos arritjen e një konsensusi bazik në çështjet e dialogut dhe unitetit tonë karshi pretendimeve te qeverise serbe dhe jo vetëm asaj. Protagonizmi politik, virusi përçarës reagoi menjëherë duke e shpallur fajtor koordinatorin shtetëror se po i bëka “argatin këtij plan të Lajcak”, as me shumë e as më pak po i bëka argatin një plani fantom.

Asgjë nga kjo nuk përkon me realitetin e të enjtes. Koordinatori shtetëror nga ekspertët që e shoqëronin dhe ambasadori ynë bene Bruksel, në mënyrë dinjitoze, argumentuese dhe shteruese zhvilluan argumentet ne bazë të parimeve për dialogun që i ka prezentuar Kryeministri në Kuvend, dhe atë pa qenë asnjë herë në pozitë defanzive , përkundrazi! Zotri Lajcak kishte një sjellje parimore profesionale dhe konstruktive. Kjo është e vërteta !

Ne vend të fragmentimit e përçarjes në këtë moment ajo që është me rëndësi parësore ka të bëjë me nevojën urgjente të konsolidimit tonë institucional të brendshëm. Kuvendi, Qeveria , partitë politike duhet të evtiojnë gjithë pengesat për veprim, efikas e unik lidhur me këtë çështje. Natyrisht se për këtë nevojitet një sjellje edhe më proaktive e pozitës liderve institucional dhe partiakë të pozitës , por opozita duhet të fuqizojë Kosovën në këtë process të vështirë të dialogut, sic ishte rasti me për shembull me dialogun për statusin në Vienë. Luftën për pushtet pozita le ta bëjë duke monitoruar qeverinë, kritikuar atë në shumë fusha të tjera të cilat i ka me bollëk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here