E frikshme: Në Spitalin e Pejës, 3 pacientë trajtohen në oborr

0
71

Si pasojë e gjendjes së rënduar me COVID-19 në Kosovë, kapacitetet spitalore janë në shterrje, pasi që një pjesë e madhe e shtretërve në Klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitaleve Rajonale, janë të zënë nga pacientët e infektuar me coronavirus.

Tre pacientë në Spitalin Rajonal të Pejës, janë duke u trajtuar në oborrin e këtij spitali, pasi që nuk ka më vende të lira për hospitalizimin e më shumë pacientëve, shkruan Reporteri.net.

E imazhe të tilla me shtretër të improvizuar në korridore të spitaleve, kemi parë shumë kohëve të fundit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë pati njoftuar se Kosova ka në dispozicion vetëm 700 shtretër për trajtimin e personave të infektuar me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 9,049, prej të cilëve 256 kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar gjithsej 4,989 pacientë.

Numri i rasteve aktive është 3,804.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here