Kosovarët të pabindur: Të infektuarit me COVID-19 nuk po e respektojnë vendimin për vetizolim, dalin rrugëve

0
41

Personat e infektuar me COVID-19 nuk po e respektojnë vendimin për vetizolim. Vetëm gjatë ditës së martë, katër persona që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus kanë dalë në rrugë, raporton Express

Katër persona të infektuar me virusin COVID-19 nuk e kanë respektuar vendimin për vetizolim gjatë ditës së martë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, Gjakovë, Malishevë e Shirokë, persona të infektuar me koronavirus janë hasur rrugëve.

Në Prishtinë, i infektuari me koronavirus ka dalë në qytet, ku është rrahur nga persona të panjohur.

“Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid-19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda”, njofton policia.

Një i infektuar me koronavirus ka dalë mesditën e së martës në Shirokë, duke mos iu përmbajtur rregullave të izolimit.

“Shirokë 14.07.2020 –11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Njëjtë ka vepruar edhe një i infektuar me koronavirus, në Malishevë. Ai nuk i është përmbajtur vendimit për vetizolim.

“Malishevë 14.07.2020 –09:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, thekson policia.

Edhe në Gjakovë një person i infektuar me koronavirus ka dalë në qytet, duke mos respektuar vendimin për izolim.

“Gjakovë 13.07.2020 –21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, njofton policia.

Ndaj katër të dyshuarve, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here