Ja se cilët kanë qënë sulmet më masive të hakerave në 5 vitet e fundit.

0
35

Kriminelë apo hakera të sponsorizuar nga qeveri të shteteve të ndryshme, sulmojnë rrjete anë e mbanë botës në çdo minutë të ditës. Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh që këto sulme të parandalohen nga barrierat e sigurisë të rrjeteve por ndodh dhe që këto barriera nuk janë aq të sigurta dhe hakerat mund të aksesojnë lirisht kompjuterat që janë pjesë e këtij rrjeti. Ne po ju njohim me sulmet më të mëdha të hakerave të ndodhura në 5 vitet e fundit.

1. Adobe (Tetor 2013)

Ky sulm rrezikoi të dhënat e 150 milion njerëzve. Hakerat mundën të aksesonin adresat e 240d9b840a13542f4b7a62e7b6d183a5e33417f2email-it dhe fjalëkalimet por dhe të dhënat e kartave të kreditit për 2.9 milion përdorues. Kjo ndodhi sepse hakerat fituan akses në rrjetin e Adobe, ende nuk është zbuluar se si. Për të vjedhur sa më shumë informacion, ata shkarkuan dhe një pjesë të kodit të rëndësishëm të kompanisë Adobe. Pas kësaj Adobe i ofroi viktimave të sulmit, monitorin falas të të dhënave të tyre.

2. eBay (Maj 2014)

Numri i të prekurëve nga sulmi që iu bë një prej kompanive më të mëdha tregtare online, 94c85d9f7cd01fce34ab54f3c391961339444a16ishte 145 milion. Hakerat arritën të vidhnin emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, email-et dhe të dhëna të tjera. E gjitha ndodhi pasi hakerat kompromentuan sistemin e logimit të punonjësve të kompanisë. eBay u kërkoi përdoruesve të saj të ndrronin fjalëkalimet dhe deklaroi se do të punonte për të rritur nivelin e sigurisë.

3. Target (Janar 2014)

Nga ky sulm rezultuan 110 milion viktima. U vodhën gjithsej 40 milion numra të kartave f536077a0667028320acc3a0e5af35055d6917d9të kreditit dhe debitit dhe 70 milion adresave të konsumatorëve. Sipas Bloomberg, hakerat përdorën kredencialet e një kontraktori të Target për të kompromentuar sistemin. 6 muaj pas kësaj ngjarje, CEO i kompanisë u detyrua të japë dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here