A jeni dakord që mbajtja e maskës të bëhet detyrim ligjor?

0
68

Duke marrë parasysh se shumë qytetarë lëvizin pa maska, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh para pak ditësh se ka ardhur koha që mbajtja e maskës të bëhet detyrim ligjor. Kjo deklaratë erdhi pas shtimit të rasteve me Koronavirus dhe situatës alarmante në vend.

“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjon mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyryar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, tha Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here