Vjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë

0
76

Sot qeveria në mbledhjen e qeverisë Hoti, u hoq masa e reciprocitetit me Serbinë.

Osmani  thotë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë shkruan Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here