Pamje nga laboratori i Kosovës ku zbulohet Coronavirusi

0
53

Me 13 mars në Kosovë është shënuar rasti i parë me virusin COVID-19.

Ekipi i doktoreshës Zana Kaçaniku-Deva ka testuar mbi 17 mijë mostra të dyshuara për COVID-19. Për më shumë se tre muaj mijëra qytetarë të Kosovës kanë pritur rezultatet e punës së gjashtë grave punonjëse në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=564365774275282

Kosova u ka besuar gjashtë grave dhe një burri që në gjashtë dhoma testimi, pa asnjë ditë pushimi, të zbulojnë virusin.

Në ditët e gjata dhe natët e vona ekipi ka zbuluar 1200 të infektuar me COVID-19.

Doktoresha Kaçaniku-Deva tregon se si kanë punuar gjatë ditëve të vështira të pandemisë.

“Ne qysh në muajin shkurt kemi bërë testime për pacientët të cilët kanë udhëtuar nëpër vendet ku janë konfirmuar rastet e para me coronavirus dhe të cilët kanë dyshu, në bazë të simptomatologjisë, se mund të jenë të infektuar gjatë qëndrimit të tyre”, thotë ajo.

Po ashtu, Kaçaniku-Deva tregon se nga gjashtë doktoreshat që kanë punuar në laborator, vetëm njëra prej tyre nuk ka pasur fëmijë.

“Të gjitha kemi qenë nëna, me fëmijë të vegjël. Kemi mujt të jemi më egoiste dhe të mendojmë pëe familje, por e kemi pasë primare që të kryejmë testimet dhe ta kryejmë punën tonë me përkushtim”.

Ajo tregon për rastin e parë të detektuar me COVID-19 në Kosovë.

“Rasti i parë i detektuar me COVID-19 në Kosovë ka qenë me 13 mars, ditë e premte. Ajo natë ka qenë shumë e gjatë për mua, për shkak të brengës për familjen time, për stafin që jemi duke punuar, si dhe për gjithë popullatën e Kosovës. Sigurisht, frika ka qenë e madhe për shkak se ka qenë një pategjeni për të cilën nuk është ditë”, thotë doktoresha Kaçaniku-Deva.

Laboratori i IKShPK-së në kushte normale kapacitetin për testime e ka në 100 testime në ditë, ndërsa gjatë pandemisë, falë stafit ata kanë arritur që të bëjnë deri në 500 testime në ditë.

Ndërsa, deri më tani në Kosovë janë infektuar 1263 persona me COVID-19, janë shëruar 912 pacientë dhe 31 kanë vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here