Konsumojini për 3 ditë rresht : 20 kokrra qershi në ditë, kjo është një nga kurat më të mira për të

0
89

Të varfëra në yndyrna, të pasura në ujë, qershitë përfaqësojnë një ushqim që ndikon në rënien në peshë (ndryshe nga çfarë kishim ditur deri sot). Jo vetëm kaq; ato hapin enët e gja. kut dhe ulin nivelet e kolesterolit.

Pra, për momentin, meqë jemi në stinën e tyre, shfrytëzoni kohën e qershive për të ndjekur një dietë me to.

20 qershi në ditë!

Sasia e këshillueshme e qershive që duhet të hamë brenda një dite është 20-25 kokrra por nëse nuk hani fruta të tjera mund të hani edhe më shumë. Në këtë rast, numri i tyre duhet të arrijë deri në 70-të, duke i ndarë në 2-3 racione.

Qershitë përbëhen nga uji në masën 86% dhe kanë fibra që japin ndjesinë e ngopjes. Janë të pasura me potas i cili ka veti diuretike.

Shembulli i menusë

Dieta duhet të mbahet në tre ditë të javës, zgjidhini ju! Mëngjesi duhet të nisi me qershi të shoqëruara me qumësht soje dhe 1-2 feta bukë integrale. Vakti i ndërmjetëm mund të jetë një smoothie me qershi, kivi dhe banane.

Për drekë hani një sallatë të madhe me finok, sallatë jeshile, rukola, domate e selino. Pasdite hani përsëri qershi dhe për darkë një fileto peshku dhe një fetë bukë integrale.

Do të jetë thuajse e njëjta menu edhe në ditët e tjera, sallata mund të ketë përbërs të tjerë si perime të ndryshme.

Qershitë mund t’I alternoni në smoothie ose të freskëta. Shtoni në dy ditët e tjera edhe pak bishtajore në sallatë si fasulet, bizelet ose thjerrëzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here