Kimete Berisha : Ramushi e bëri bjeshkë për 1000 teste të covidit, që Kosova i pranoi ‘dhuratë’ nga Serbia, e tash familja Haradinaj rri urtë në një qeveri që heq dorë të jetë e barabartë me Serbinë.

0
678

Shkruan Kimete Berisha ne facebook :

1. Tek pasi u zdrit, më zuri gjumi.
Për me kriju kishe një atmosferë ‘klasike’, nën dritën e qiriut, deri në 5 e 30 e lexova Oshon (pak ja ndihmojsha qiriut edhe me baterinë e mobilit…).
Mjeshtri më mësonte boll mirë t’i kthehem vetes, t’i këqyri punët e mia, dhe pasi të sigurohem se e dua veten plotësisht, të kaloj në fazën e dytë: të vrojtimit.
– vërej çdo gjë: Kur ecën, vëzhgo ecjen tënde; kur ha, vëzhgo ngrënien tënde;
– kur bën dush, vëzhgo ujin e ftohtë që bie mbi ty, efektin që të jep i ftohti, dridhjen që kalon gjatë kurrizit tënd…
– vëzhgo çdo gjë, sot, nesër, përgjithmonë.
– çdo lëvizje pra, derisa një ditë të arrij ta vrojtoj veten duke fjetur.
Duhet të jemi të lumtur, të vallëzojmë, të qeshim, të ndjehemi gjallë…
E kemi harruar veten duke u marrë me tema tjera, jashtë nesh, me tema që përditë na trishtojnë, prandaj ‘Ne të gjithë jemi ngapak të sosur pa nevojë’.
Se, ‘atomi i trupit gjen qetësi veç kur bashkohet me dheun’. Mos harro, tha.
Dhe gati më bindi m’i lënë shkrimet…
2. Por kur u zgjova kah ora 11 e diçka, qeveria e kish heq reciprocitetin me Serbinë.
Bash sot, ‘të shtunën’, që për ortodoksët është ‘dita e të vdekurve’!
Çka të them unë tash!
Që Ramushi e bëri bjeshkë për 1000 teste të covidit, që Kosova i pranoi ‘dhuratë’ nga Serbia, e tash familja Haradinaj rri urtë në një qeveri që heq dorë të jetë e barabartë me Serbinë.
Reciprociteti dhe temat e rënda ish dashur të jenë si shamia për besimtarin, mos e vë shaminë nëse nuk mund ta mbash.
Mos vë reciprocitet e taksë ‘për kapuç t’madh’, nëse nuk mund ta mbash, se në fund po humb Kosova dhe po behet shtet i pavendosur dhe qesharak!
Sigurisht s’po ju hahet buka tash që u heq reciprociteti?
Vet fakti se reciprociteti mund të vendoset, pastaj të hiqet, tregon se edhe mund të kthehet përsëri.
3. Ti mos blej produkte serbe. Shumë i lehtë është patriotizmi.
Pse s’mund të jesh kaq ‘pak’ patriot.
Lidh kast’, mos blej asgjë të Serbisë, hiç asgjë, as ilaç as hiç.
Kështu e mbron shtetin tënd nga vendimet antishtetërore të qeverisë tënde.
Dhe u kry muhabeti.
Mos e blej asnjë zallogë të Serbisë.
Kupto shqip. Shtine n’kry njëherë e përgjithmonë.
E mos prit me t’mbrojtë nga Serbia armike shteti yt që qe 20-të vjet negocion me Serbinë për ndarjen e Kosovës, e jo për ndarjen e ‘kompirave’.
Ne kemi problem me ndarjen e tokës së Kosovës e jo me të mbjellat e tokës së Serbisë, me taksa të zallogave serbe.
4. Dje, për ‘Evropa e Lirë’ Albin Kurti tha: Qeveria jolegjitime Hoti dhe Presidenti nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë.
Nuk guxojnë, tha, s’di sa herë’
Dhe tha: Ata s’kanë kapacitet me bë dialog me Serbinë?
Çfarë kapaciteti intelektual u dashka me pas për me nda Kosovën, pashë Zotin!
Sidomos kur e ke përkrahjen e Amerikës së Grenellit!
E gjatë muajve të udhëheqjes së qeverisë, Albin Kurti thoshte: marrëveshja sekrete për ndarjen e Kosovës është e gatshme, veç kanë me nënshkru.
Dhe se si Albini e ka parandaluar ndarjen e Kosovës.
5. Tash, a guxojnë, a s’guxojnë!
Unë mendoj se më guxim është me heq reciprocitetin sesa me vendos reciprocitetin me Serbinë.
Avdullahu nuk i tutët urrejtjes kolektive që ndjen sot Kosova për të.
Sepse nuk kërkon dashni popullore.
Që guxojnë me nda Kosovën e treguan sot, kur guxuan me heq dorë nga reciprociteti (barazia) me Serbinë.
Qysh s’guxon Hashim Thaçi me nda Kosovën, allaile!
Ramushi s’ka guxu, por ka fillu m’u trimnu prej Avdullahut.
P.S. Megjithatë një lajm i mirë: Sipas sondazhit të fundit, Joe Biden ka përkrahje më të madhe se Trump.
U këputa tuj i dhënë Like në Twitter, Presidentit Joe Biden!.
Sidomos statusit të tij ‘Enough’!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here