Hoti: Përderisa Kosova ka Qeveri funksionale, nuk ka nevojë për zgjedhje

0
44

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti vlerëson se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.

“Sa i përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri funksionale e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe si e tillë duhet të vazhdojë”.

Këto deklarata, Hoti i bëri pas takimit të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me koronavirus, ndërsa theksoi se situata me pandeminë është prioritet i kësaj qeverie.

“Dedikimi maskimal deri tani i kësaj qeverie ka qenë situata me pandeminë Covid 19. Nuk ka prioritet tjetër përveç pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, është shprehur Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here