Haradinaj ironizon me Ramën: I padituri, s’mund të takohet me të diturin!

0
49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në emisionin DebatPlus të TV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se fokusi nuk duhet të jetë te fakti që Thaçi nuk do të jep dorëheqje deri në verifikimin e aktakuzës, por te menaxhimi i situatës që Kosova ta ruajë interesin nacional.

Derisa lideri i AAK-së, konfirmoi edhe lajmin e Indeksonline, ku tha që s’do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi që ky i fundit është duke qëndruar në Kosovë.

Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.

“I paditurin nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here