Tomë Gashi Reagon Ndaj Hashim Thaçit: Edhe Po T’i Ketë 77 Gjykatës Në Kushtetuese, Dekreti I Presidentit Duhet Të Shpallet Antikushtetues

0
36

Hashim Thaçi dhe Tomë Gashi
Edhe pak ditë kanë mbetur deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për formimin e Qeverisë së re.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Gjykata Kushtetuese.

E së fundmi ka pasur lajme se janë shtatë gjyqtarë të Kushtetueses, në favor të dekretit të presidentit, madje pati dhe reagime të shumta se si po dihet vendimi përfundimtar, pa u publikuar ende nga vet Gjykata.

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjykata duhet ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit, pa marrë parasysh përkrahjes nga gjyqtarët.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit. Nuk ka gjykata alternativë tjetër sepse dispozitat e Kushtetutës janë shumë të qarta dhe nuk lejojnë manipulime, pa marrë parasysh a i ka 7 gjykatës të vet Thaçi. Po t’i ketë kushtimisht edhe 77 gjykatës të tij, vendimi i gjykatës duhet të jetë në favor të dispozitave të padiskutueshme të Kushtetutës”, është shprehur ai.KORREKT PRESS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here